Do të ketë shumë ngjarje që ia vlen të udhëtosh për t’i parë në vitin 2026. Lojërat Olimpike Dimërore u zhvilluan në Itali në shkurt, Kupa Botërore e FIFA-s do të mbahet në stadiumet e Amerikës së Veriut në qershor dhe korrik, dhe Shtetet e Bashkuara do të festojnë 250-vjetorin e tyre.
Përveç këtyre ngjarjeve të rëndësishme në vitin 2026, ka shumë arsye të tjera për të mbledhur valixhet dhe për të hipur në një aeroplan, qoftë për të darkuar në “tempullin më të fundit të kuzhinës”, apo për të parë nga afër një ekspozitë mbresëlënëse muzeale.
Udhëzuesi i udhëtimit nga Forbes ka zgjedhur 20 destinacionet kryesore për vitin 2026.
Peloponezi është destinacioni i radhës i preferuar për “set-jetting”, trendi i udhëtimit në vendet ku janë xhiruar filma dhe seriale televizive. Gadishulli jugor i Greqisë do të jetë në qendër të vëmendjes falë filmit “Odisea” të regjisorit Christopher Nolan, i cili do të dalë në kinema në vitin 2026.
Odiseu, i luajtur nga Matt Damon, endet në Detin Egje në udhëtimin e tij 10-vjeçar për të arritur në Itaka pas Luftës së Trojës.
Në Mesinia, vendpushimi i Costa Navarino “zhytet” në epikën homerike me një Shteg Odise me gjashtë ndalesa që rikrijon udhëtimin e Odiseut dhe “shëtitjet filozofike” me një profesor për të eksploruar temat e mitit.
Prej andej, udhëtimi i kthimit në Mandarin Oriental me 5 yje, Costa Navarino, nuk do të jetë i gjatë.
19 destinacionet e mbetura të rekomanduara nga Forbes:
- Abu Dhabi (Emiratet e Bashkuara Arabe)
- Antalia (Turqi)
- Antarktidë
- Kroaci
- Fort Worth (Dallas – SHBA)
- Emerald Coast (Florida – SHBA)
- Grenada (Karaibe)
- Hudson Valley (Nju Jork – SHBA)
- Los Anxhelos (SHBA)
- Majorka (Spanjë)
- Milano dhe Dolomitët (Itali)
- Nikko (Japoni)
- Park City (Utah – SHBA)
- Rajasthan (Indi)
- Riviera e Najarit (Meksikë)
- Sonoma (Kaliforni – SHBA)
- Uashington (SHBA)
- Varshavë (Poloni)
- Zanzibar (Tanzani)


