Tema kryesore e diskutimit midis përdoruesve të internetit janë mustaqet e pazakonta të zyrtarit turk.
Zyrtari turk që është bërë viral në rrjetet sociale në orët e fundit është Orhan Avcı.
Publiciteti i tij nuk është për shkak të aktiviteteve të tij politik, por për shkak të një fotoje specifike që shoqëroi njoftimin e emërimit të tij si kryetar i një dege lokale të partisë “Huzur” (Partia e Paqes).
Tema kryesore e diskutimit midis përdoruesve të internetit janë mustaqet e tij.
Postimet në mediat sociale janë përmbytur me meme dhe shaka rreth pamjes së tij, me disa që pyesin veten për çështje praktike, si ha dhe si pi personi në fjalë!



