Kush ishte Vlad Tepes!
Të gjithë e njohin Drakulan, vampirin e letërsisë, që pinte gjakun e të gjallëve. Veçse, prapa këtij miti dhe tregimi të shkrimtarit Bram Stoker ekziston një burrë. Ishte Vlad Tepes, Hellshkuesi i ushtarëve të Mehmedit Pushtues.
Kaloi fëmijërinë e tij si peng i Otomanëve dhe mbeti në histori për mizoritë që kreu kundër tyre. Vdiq, i tradhëtuar nga vëllai i tij jeniçer.
Lindi në vitin 1431 në Transilvani. Babai i tij, Vladi i II, ishte sundimtar i Vllahisë. At e bir i përkisnin batalionit të Drakulave, batalion kushtuar luftës kundër kërcënimit islamik, që përfaqësohej në atë kohë nga Perandoria Otomane.
Peng i Otomanëve
Përveç qëndrimit të tij anti-islamik, Vladi i II bëri bashkëpunoi me otomanët për t’u bërë sundimtar i Vllahisë. Ja arriti, pas një sërë betejash. Otomanët nga ana tjetër kërkonin që t’u jepte dy djemtë si peng, për të shmangur dhe parandaluar çdo devijim të sundimtarit ambicioz. Dhe kështu u bë. Vladi bashkë me vëllanë e tij më të vogël Radu, “u burgosën” në Perandorinë Otomane.
Edhe pse jetonin me respekte dhe nderime që u shkonin përshtat fisikëve, dy djemtë ishin nën vëzhgim të vazhdueshëm. Radu u përshtat shumë lehtë në mënyrën e jetesës otomane, por nuk ndodhi e njëjta gjë me Vladin. Ai nuk harroi kurrë që ishte i burgosur nga armiq dhe reagonte ndaj urdhërave të epërorëve sa herë i jepej rasti. Ndëshkohej shpesh dhe me ashpërsi paradigmatike, aq sa otomanën nuk nguronin dhe e godisnin me kamxhik, edhe pse ishte biri i një sundimtari.
Maturimi dhe lufta për pushtet
Vladi i II dhe biri i tij i parëlindur, u vranë në një betejë kundër revolucionit të fisnikëve hungarezë në vitin 1447. Kur Vladi u la i lirë nga otomanët në atë periudhë dhe teksa u kthye në Vllahi, duhet të përballej me shumë fronte.
Nëse donte të merrte vendin e babait të tij, si sundimtar i Vllahisë, duhej të bënte shumë beteja. Iu nevojit një 10-vjeçar, për të mposhtur armiqtë e tij, por në vitin 1456 arriti të merrte edhe fronin e të atit dhe u emërtua si Vladi i III, sundimtari i Vllahisë.
Vlad hellshkuesi
Në vitin 1460, Vladi shkëputi çdo komunikim me Perandorinë Otomane. Dha një përgjigje shumë të qartë tek otomanët e dërguar nga Porta e Lartë, që kishin shkuar për t’i kërkuar taksë vartsie: Ua nguli çallmat (turbanët) në kokë.
Menjëherë më pas, kaloi përtej me forcat e tij lumin e Danubit, duke rrëmbyer zona që ishin të pushtuara nga Perandoria Otomane.
Sulltan i Perandorisë Otomana të asaj kohe ishte Mehmedi i II, Pushtuesi i Konstandinopojës. Për të përballuar Vladin, dërgoi Beun e Nikopolit, Hamza Pasha, bashkë me 1000 kalorës. Vladi u zuri pritë dhe i shkatërroi të gjithë.
Pas betejës, Vladi i shkoi në hell që të 1001 otomanët. Ishte vetëm fillimi. Në dimrin e vitit 1462 mbolli vdekjen në të gjithë rajonin, midis Sërbisë dhe Detit të Zi. Në një letër të tij, dërguar Mbretit të Hungarisë, Vladi shkruante: “Vranë 23.884 turq, përveç atyre që dogjëm brenda banesave të tyre, apo turqve që vranë ushtarët… Tani duhet të dini Madhëri që nuk ka më paqe mes meje dhe Sulltanit”.
Sulltani Mehmedi i II kaloi shpejt në kundërsulm. Me një ushtri prej 100.000 vetësh, kaloi Danubin dhe hyri në Vllahi. Forcat e Vladit nuk mund të krahasoheshin numerikisht me forcat e Sulltanit, ndaj dhe Vladi filloi luftën andarte, që shkaktoi humbje të mëdha në palën kundërshtare.
Në një sulm gjatë një mbrëmjeje, burrat e Vladit thuhet se vranë 15.000 turq. Me ritëm vuajtshëm të ngadaltë dhe mungesa të pamata, otomanët arritën të mbërrijnë në kryeqendrën e Vllahisë, Targoviste. Por atje i priste një skenë shokuese. Një livadh i “stolisur” nga ana në anë, me trupa ushtarësh turq të ngulur në hunj. Pamja makabre bëri që ushtria sulmuese të largohej menjëherë.
Mehmedi i II u largua nga Vllahia dhe të gjitha tregonin se Vladi ja kishte arritur të fitonte ushtrinë e panfuqishme otomane.
Rrënia e “Drakulës”
Ai që çoi Drakulën drejt katastrofës, ishte vetë vëllai i tij, Radu, që ishte bërë jeniçer i otomanëve. Kur u largua Sulltani, la Radun që t’i drejtonte ushtrinë dhe më pas vëllezërit luftonin mes tyre. Vladi shënoi edhe fitore të tjera, por u tradhëtua nga vetë ushtria e tij.
Ushtritë e Vllahisë ishin lodhur dhe u shpërngulën me ushtrinë kundërshtare, nën drejtimin e Radut.
Atëherë Vladi iu drejtua për ndihmë aleatit të tij Mbretit të Hungarisë, Corvinus. Por në vend që ta ndihmonte, e tradhëtoi edhe ai. E kapi dhe e burgosi në bordrumet e një burgu të veçuar. Mbajta e tij në burg zgjati më shumë se 10 vjet. Kur u la i lirë, arriti të merrte edhe për një herë tjetër fronin e Vllahisë, në nëntor 1476. Dy muaj më pas e vranë dhe koka e tij u dërgua në Konstandinopojë si trofe.
Duhen degjuar te dy palet…po ta degjoja para 10 vjetesh do filloja ta lavderoja drakulen…po ka 10 vjet qe zgjodha ta studioj islamin dhe pashe qe muslimanet qe luftonin per te perhapur fene nuk ishin tjeter vetem se te krishtere te konvertuar ne islam..me sakt ishin te sinqertet e te krishtereve qe nuk e mohonin dot islamin fene e vertete dhe e pranonin…islami eshte feja e vertet eshte me luftuara.. duan ta njollosin dhe ta shemtojne ta fshin nga historia cdo gje te mire…ajo ishte drite qe lulezoi spanjen 800 vjet qe i zhduken nga historia..O Zot udhezoi te drejtet dhe te sinqertet.