E panevojshme të themi se inxhinierët e Bugatti-t dinë sesi t’i surprizojnë fans-at e tyre. Fillimisht ishte prodhuar makina shtangëse “Veyron”, më pas makina shkëlqyese “Chiron”. Ja pra që është çështje kohe inovacioni.
Kompania ka prezantuar para shumë pak kohësh një lloj të ri, një supermakinë – “Bugatti La Voiture Noire”.
Është makina e re, më e shtrenjtë e shitur në çmimin 11 milionë euro. Presidenti i Bugatti-t z.Stefan Winkelmann ka thënë se edicioni i limituar i makinës u shit në vlerën 16.5 milionë euro.
Nëse është një makinë ku 6 skarpamentot nuk duken të tepërta, është Bugatti. Drita e gjerë LED e frenimit e bën një superautomjet / supermakinë unike dhe e bën të duket më e gjerë sesa është në realitet.
Është ende sekret se kush ishte ai që i shpenzoi këto milionë për të blerë këtë makinë unike, por Presidenti Stefan Winkelmann ka deklaruar se ajo i përket një admiruesi të vërtetë të Bugatti-t.
Kompania nuk tregon intererin e makinës në publik, as edhe në sallonin e premierës së ekspozitës së automjeteve në Gjenevë. Por mund ta parafytyrojmë që do të jetë patjetër një interier luksoz dhe më i bukur se modeli i fundit.
A do ta shohim ndonjëherë në rrugë këtë makinë, përveçse pavionit të “Geneva Motor Show”? Kush e di, por të gjithë presin me padurim të mësojnë diçka më shumë për këtë makinë “BISHË”!