Kur Zeusi krijoi njeriun, vendosi brenda tij të gjitha virtytet dhe pasionet, ndjenjat, emocionet etj., veçse harroi t’i fuste TURPIN.
Kur kuptoi që e kishte harruar TURPIN jashtë, njeriu ishte tashmë i plotësuar, i mbushur kudo në shtat, në sytë, tek hunda, tek goja dhe në të gjitha pjesët e tjera.
Kështu që e urdhëroi TURPIN të hyjë në trupin e njeriut nga prapanica, teksa nuk gjente zgjidhje tjetër.
TURPI rezistoi duke i thënë se, nuk e meritonte diçka kaq të përshtirë, por teksa Zeusi i ushtroi presion të papërballueshëm, TURPI vendosi të hyjë duke i parashtruar një kusht:
“Nëse hyn tjetër veç meje, unë do të largohem menjëherë”.