Qyteti i Bejrutit u shkund nga një eksplozion vdekjeprurës, nga më të fuqishmit e ndodhur në kohë paqeje, më 4 gusht. Arsyet dhe rrethanat në të cilat ndodhi shpërthimi janë ende të panjohura.
Libanezët akuzojnë për shpërthimin qeverinë e korruptuar, inkompetente dhe të papërgjegjshme, e cila nuk shmangu dhe nuk parandaloi dot një shpërthim që u mori jetën 158 personave dhe që plagosi mijëra të tjerë.
Ndërsa dëmet materiale, të pallogaritshme.