SHBA: Të Shtëna me Armë – Disa të Plagosur!

Përsëri Chicago është mbuluar nga të shtëna me armë, qyteti i kontrolluar nga të majtët në Amerikë.

Të shtënat me armë plagosën gjashtë persona në qytetin e dhunshëm të Illinois në Chicago.

Policia raporton se një numër i madh njerëzish të mbledhur është sulmuar me armë nga një makinë që kaloi pranë dhe përmes tyre, duke qëlluar mbi ta, pranë lokalitetit South Parnell në rrugën 85, CBS Chicago.

Viktimat janë identifikuar, por investigimet ende vazhdojnë.

Nga viktimat e identifikuara është një i ri 29 vjeç dhe një person tjetër, mashkull, i moshës 37 vjeç, që janë në gjendje kritike dhe po trajtohen në Spitalin Universitar të Chicagos.

Viktimat e tjera janë trajtuar në të njëjtin spital dhe viktima më e re në moshë është 17 vjeç.

Nuk ka ende të arrestuar dhe policia është ende në investigim dhe në kërkim të autorëve të krimit të tmershëm.

Chicago vazhdon ende të jetë në flakë.

Chicago e drejtuar nga të majtët radikalë gjendet nën dhunën e armëve, edhe pse ligji ndalon armëmbajtjen në këtë shtet.

Shumë fëmijë janë vrarë në këtë shtet, kurse qytetin e Chicagos e kanë në duar anarkistët dhe vandalët e Lëvizjes BLM, ndaj të cilëve drejtuesit e majtë nuk guxojnë të thonë gjysëm fjale.

Mizoritë që po ndodhin në komunitetin e zi po injorohen nga vetë shkaktarët që është Lëvizja BLM, por edhe nga politikanë të lartë dhe Media.

Kur do të vendoset dhuna dhe anarkia nën kontroll në këtë shtet të SHBA-së?

Kjo është një çështje në fakt që preokupon të gjitha shtetet e drejtuar nga majtistë radikalë. Një dhunë e organizuar me qëllime politike kryesisht, por edhe ekonomike.

Amerikanët kundër amerikanëve!

8 Comments

  1. I’m really enjoying the theme/design of your blog.
    Do you ever run into any web browser compatibility
    problems?
    A number of my blog
    audience have complained about my website not
    operating correctly in Explorer but looks great in Safari.

    Do you have any advice to help fix this problem?

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Pamje Satelitore: 1 Fregatë e Vetme Greke Përballë 7 Fregatave Turke, Pranë Anijes Oruc Reis!

Next Story

Dy Shkencëtarë Gjermanë: Zgjohuni & Mos Pranoni Kurrë të Vaksinoheni!

Latest from Info