Si Ishte Duke u Shkatërruar Amerika nga Kriminelët!

Ndoshta trondit këdo lexues, sa më poshtë do të përmenden, por janë realitete, histori, fakte të ngjara, të kryera dhe të jetuara.

Një historia retrospektive e mbështetur vetëm në fakte dhe data.

4 Maj 2016

Miliarderi Dolald Trump, kundër të gjithëve, fitoi nominimin si kandidat i Partisë Republikane për postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më e gëzuar se edhe vetë kandidati, për kandidimin e tij, ishte kundërshtarja Hillary Clinton.

Ajo dhe kabineti i saj, teksa garonte brenda partisë së saj, për postin e presidentit, vendosën dy objektiva: 1. Të shkatërronin kandidatin tjetër të majtë, të partisë së tyre, Sanders; 2. Të promovonin mes Media-ve, që i kishin instrument në duart e tyre, më të dobëtit dhe më të panjohurit, brenda garës për kandidatë, në Partinë Republikane.

Të dy objektivat u arritën. I gjithë mekanizmi shtetëror në Uashington dhe në të gjitha shtetet, si dhe Meida, punuan fuqishëm, mes një plani që rezultoi i suksesshëm. Kandidati i majtë Sanders u shkatërrua plotësisht brenda së majtës dhe republikanët nominuan Trump-in.

Më 4 maj 2016, Hillary Clinton do të ketë qenë me të vërtetë e kënaqur, teksa filloi fushata e dy kandidatëve, Clinton-Trump.

Hillary pas nominimit të saj, ishte thuajse e sigurtë se ajo do të ishte POTUS apo Presidenti i 45-të i SHBA-ve. E kishte thuajse bindje gjithashtu, se nuk do të mund të humbiste.

Për Donald Trump Media-t kishin filluar betejën, për ta prezantuar si një idiot, si një të pashpresë, si një njeri të padije e të tjera. Por ja që, dy javë më vonë…

22 Maj 2016

diçka ndryshoi. Trump për herë të parë kaloi në avantazh në një sontazh, përballë Hillary Clinton. Trump 43.4, Clinton 43.2! Një avantazh i papërfillshëm ndoshta, por që filloi të krijojë shqetësim dhe ankth tek kandidatja Clinton.

Strategjia e tyre përkundrejt Trump-it, kishte filluar të shkërmoqej, të mos funksiononte dhe “outsider”-i Donald Trump po udhëhiqte jo thjesht sontazhet, por po afronte rreth vetes shumë amerikanë, që deri atëherë, e kishin parë ndoshta edhe me indiferencë dhe mospërfillje kandidimin e tij.

Clinton kaloi në një agresivitet dhe revansh sharjesh, fyerjesh, mashtrimesh, trillimesh, me tezën “thuaj thuaj se diçka do të mbetet”. U bë kaq agresive fushata dhe fjala e kandidates së majtë, sa kujtonte ndokush se ishin të paprekshëm.

Clinton dhe kabineti i saj, kishin vendosur një objektiv të tretë: të shkatërronin Trump-in, me çfarëdo kosto. Plani ishte hartuar për të nxjerrë Trump-in dhe familjen e tij si tradhëtarë të Amerikës.

Plani nxirrte në pah, një gjoja bashkëpunim të Trump-it me të huaj dhe qarqe përtej Amerikës, që synonte vjedhjen e zgjedhjeve. Një narativë që do të dominonte Media-n për më shumë se një vit. Por për këto akuza, as edhe sot akoma, nuk ka asnjë provë që t’i vërtetojë, apo t’i çertifikojë dhe gjithçka që është thënë, mbetet thjesht dhe vetëm ‘AJËR’.

Ndërkohë që kasta kriminale Clinton – Obama – Soros – Bloomberg dhe të tjerë, kishin dekada që po e shpërngulnin ekonominë amerikane në Kinë. Kjo është diabolikja tek satanistët, të akuzojnë me krimin e tyre, që ti të mos mendosh që janë vetë ata duke e kryer.

25 Maj 2016

Një ditë kjo që çoi tek Clintoni dhe kabineti i saj i fushatës, valë shokimi, dridhjeje, shkundjeje. WIKILEAKS – THE CLINTON EMAILS!

Dolën në pah nga Wikileaks të gjitha E-mail-et për periudhën janar 2015 – maj 2016, mesazhe që u kopjuan dhe u morën nga ‘server’-at e tyre.

Mes këtyre E-mail-eve që u botuan këtë ditë nga Wikileaks, u zbulua edhe loja, apo prapaskena sesi Clinton rrëzoi dhe shkatërroi kandidatin brenda partisë së saj, Sanders.

Një postim në Twitter nga Donald Trump Jr., na jep një foto ekrani, të një komunikimi të Wikileaks me të, mes së cilit bëhet e njohur adresa elektronike (një link: wlsearch.tk), ku do të mund të lexonte çdokush kontekstin, përmbajtjen e mesazheve të dërguara nga Hillary Clinton dhe të pranuara prej saj, për çështje nga më të ndryshmet, të shtetit dhe personale, të fushatës, por edhe të bizneseve dhe manovrave.

Justifikimi bajat i Hillary Clinton dhe grupit të saj të punës ishte se agjentë rusë, i kishin vjedhur E-mail-et dhe kishin depërtuar, apo penetruar në arkivat elektronike të Departamentit të Shtetit.

Pas kësaj të gjitha Media-t filluar pareshtur të flasim për “histori ruse” dhe për lidhje të Trump-it, ndërkohë që duhet të merreshin me skandalet e Hillary Clinton të zbuluara nga E-mail-et e saj.

Është mëse e thjeshtë, për një njeri që vlerëson intelektin e tij, që të kuptojë se kjo mësymje dhe kjo turrje kundër Trump-it, për lidhje me Rusinë, ishte një hiç i madh, përpara skandaleve që përmbanin mesazhet e ish Sekretares së Shetit.

Në këtë moment fushata “merr flakë”. Mbështetësit e Trump shtoheshin dita-ditës, ishte e dukshme që Trump ishte duke fituar betejën elektorale. Skandalet e Clinton po sillnin shumë e më shumë amerikanë pranë dhe pro Trump-it.

Paniku kishte pllakosur mbi kandidaten e majtë dhe stafin e saj. Ishte momenti kur për herë të parë, kishin kuptuar se kandidimi i Trump-it nuk ishte i duhuri për ta dhe se një prej dy objektivave të parë, që nga republikanët të dilte një kandidat jo politikisht potent, u kishte rezultuar i gabuar. Në fund u rezultoi fatal.

Lufta pa etikë, frazat me përmbajtje fyese për Trump-in, bashkëshorten e tij Melania dhe të gjithë familjen, ishin më shumë sesa një zënkë rrugësh njerëzish ordinerë. FBI dhe instanca të tjera shtetërore, që duhet të vepronin me urgjencë për të vendosur në binarë kandidaten e majtë, sulmonin sërish kandidatin e djathtë. Një shtet dhe institucione, që dukeshin se nuk ishin në Amerikë, për nga forma sesi funksiononin dhe se çfarë vendimesh merrnin.

Por Trump ishte tashmë një FENOMEN! Askush nuk kishte parë më parë një kandidat si ai.

Më pas u krijua një dosje e Trump me “antikuare” seksuale (për sarkazmë fjala ‘antikuare’), domethënë me akte seksuale, me akuza dhe batare shpifjesh, për të mbytur jehonën e E-mail-eve që kishte mbetur në veshët e popullit amerikan dhe gjithë botës, si skandali i dekadës së dytë të mileniumit të ri.

Investigime dhe përgjime të paligjshme u kryen ndaj familjarëve dhe grupit të afërt të bashkëpunëtorëve të Trump, me qëllim që të kapej diçka, diku, disi. Por nuk po mundeshin të kapnin asgjë. Dhe teksa ditët rrokulliseshin, Obama kishte filluar të dyshonte për fitoren, për të mos thënë që kishte filluar të bindej për humbjen.

8 Nëntor 2016

Donald Trump, ishte zgjedhur Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përpjekjet për të shmangur ingagurimin e Presidentit Trump, mes investigimesh, dështuan.

Më pas, mes informacionesh të nëndheshme, por edhe kamerash investigative, gazetarë të Media-ve që ishin dhe janë në duart e Clinton, pranonin se nuk kishte asnjë çështje, nuk kishin asgjë në duart e tyre për Trump-in, për familjen e tij, për lidhjet me Rusinë, për abuzime apo diçka tjetër, dhe se gjithçka ishte një flluskë që duhej ngritur, për efekte elektorale dhe më pas për efekte të pengimit të punës së tij si President.

Në fakt, gjithçka që bëri Departamenti i Shtetit Amerikan me Obamën në krye, gjithçka që bënë media-t marionetë në duart e të korruptuarve në SHBA, përbënin krim, ishin vepra kriminale.

Sa njerëz, jetë dhe karriera ka shkatërruar familja Clinton? Shumë, me qindra e qindra. Kjo familje dhe kasta majtisto-globaliste përçau amerikanët, i ndau në dysh.

“Clinton Obama & Co.” thuajse shkatërruan Amerikën me krimet e tyre. Ata ishin një grup kriminelësh, tamam si Mafia e Chicagos, por në këtë rast një Mafie në zemër të pushtetit. Një Mafie që krijoi ndasi, përçarje, urrejtje dhe mbolli luftë dhe përplasje mes amerikanëve, mes të majtëve dhe të djathtëve, si kurrë më parë, si asnjëherë tjetër.

Hillary Clinton e dinte dhe e di shumë mirë se ç’do të vinte dhe se ç’do të vijë më pas. Janë kaq shumë skandale dhe krime të dala në sipërfaqe, sa edhe mbështetësit e saj, e kanë kuptuar që nuk është realisht ajo gruaja liberale që ishte prezantuar dhe pompuar për vite e vite, për dekada.

Ndërsa një pjesë e tyre që kanë qënë pranë saj, janë tërhequr disi, sepse mendojnë që një ditë, për shkak të saj, por edhe për faj të tyre, do të jenë në probleme me shtetin dhe drejtësinë.

Është për të ardhur keq, vetëm për njerëzit, të cilët, këta kriminelë në politikë, i kanë manipuluar me të gjitha mjetet dhe format, por edhe për të rinjtë që u besonin këtyre politikanëve të kamufluar dhe që për inerci vazhdojnë disa të përdoren prej tyre, edhe sot, për të djegur dhe për të shkatërruar Amerikën, pronën, sipërmarrjen e bashkëamerikanit, si të ishte një okupator.

Ishin pikërisht këta kriminelë të politikës dhe Amerikës që futën ndjenjat raciste dhe homofobike në Amerikë, mes atyre që kryen dhe vendimeve që morën.

Është koha për Drejtësi, që njerëz të predispozuar pozitivisht, siç janë amerikanët, të bëhen sërish së bashku dhe të mos jenë armatë lufte dhe përplasjesh, mercenarë të fondeve korruptive të Soros dhe hijenave të tjera politiko-financiare.

Amerikanët janë diversë, por janë një, janë amerikanë, kështu kanë qënë të paktën, derisa u shfaq fara kripto-koministe, me prirje globaliste – internacionaliste, këta përbindësha të dorëzuar tek djajtë dhe satanizmat, tek trafiqet dhe ekonomitë e paligjshme.

4 Nëntor 2020

Amerikanët nuk ka pse paguajnë më krimet e askujt! Amerikanët e kanë zgjedhur rrugën dhe alternativën e tyre që prej nëntorit 2016. #Trump.

Amerikanët do të sjellin sërish Trump-in në pushtet, me vota maksimale në Kongres dhe në Senat, për të vepruar Drejtësia këtë 4-vjeçar të dytë, për të shpartalluar dhe për të ndëshkuar kriminelët dhe ‘Deep State’, për ta bërë Amerikën të Madhe Sërish.

Një epokë e re duhet dhe do të vijë për Amerikën!

Dhe më pas për të gjithë Botën, edhe për ne në Shqipëri!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Erdogani i Thotë Botës: Jeruzalemi Është i Yni!

Next Story

Trump në Gjendje të Shkëlqyer Shëndetësore Kthehet për në Shtëpinë e Bardhë, mes Brohoritjeve të Njerëzve (video)!

Latest from Opinione