Kreu i diplomacisë amerikane M. Pompeo premtoi se do të publikojë E-mail-et e Hillary Clinton, që sipas Presidentit Republikan vërtetojnë se ish Sekretarja e Shtetit duhet të ndiqet penalisht.
Pompeo, kur u pyet për kritika që mori prej Presidentit, iu përgjigj kanalit televiziv ‘Fox News’ se: “…do të arrijmë edhe atje. Do t’i nxjerrim të gjitha këto informacione për t’i parë të gjithë amerikanët”.
Pyetjes nëse do ja japë publikut mesazhet e postës elektronike para zgjedhjeve të 3 nëntorit, Pompeo iu përgjigj: “Do ta bëjmë sa më shpejt që të jetë e mundur. Besoj se më të shumtat e mesazheve do i shohim përpara zgjedhjeve elektorale”.
Hillary Clinton akuzohet se përdorte një ‘server’ privat kur ishte Sekretare Shteti për korrespodencën e saj zyrtare dhe jo ‘server’-in e sigurtë të Departamentit të Shtetit. Në vitin 2016, gjatë fushatës elektorale të tij, Trump kërkoi vazhdimisht që “Hillary të dërgohej në burg”.
Pasi u hetua çështja, FBI-ja ushtroi ndjekje penale ndaj Hillary Clinton, por duke i konsideruar veprimet e saj, si tejet të pakujdesshme. ‘Deep State’ e zvarriti mesa mundi këtë ndjekje penale. Por tani më, duket se laku është ngushtuar dhe se nuk do i jepet më kohë zvarritjeve për ndëshkimin e ish Sekretares së Shtetit Hillary Clinton.
Count down!