Bullgaria nuk pranoi të aprovojë kuadrin negociator me Bashkimin Europian për Maqedoninë e Veriut, duke bllokuar në thelb fillimin zyrtar të negociatave për integrimin e këtij vendi, njoftoi Ministria e Jashtme e Bullgarisë, duke nxjerrë zbuluar Athinën e qeverisë Mitsotakis, që pranoi të dorëhiqet nga pretendimet historike kundër “gjuhës maqedonase” dhe “kombësisë maqedonase” të popullsisë së këtij vendi.
Përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë Ekaterina Zaharieva tha se Sofia nuk mundet që të mbështesë fillimin e negociatave mes “27” vendeve anëtare dhe Shkupit, për shkak të divergjencave historike dhe linguistike mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
“Në këtë stad Bullgaria nuk mund të mbështesë projektin e kuadrit negociator me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare”, tha ministrja pas përfundimit të Këshillit të sotëm për Çështje të Përgjithshme.
Vendet e BE-së ranë dakord në mars 2020, që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mund të fillonin negociatat për integrimin e tyre në Europë. Fillimi zyrtar i negociatave me këto dy vende të Ballkanit pritej të ndodhte në dhjetor 2020.
Zaharieva tha se Bullgaria miratoi kuadrin negociator me Shqipërinë.