Të shumta dhe panumërta janë informacionet që vijnë nga SHBA se orët dhe ditët në vijim mund të jenë orët dhe ditët e përplasjes.
Nensy Pelosi u tërhoq nga nguti për të larguar nga posti Presidentin aktual të SHBA-ve Donald Trump. Pse? Është kjo një tërheqje frike? Apo një tërheqje taktike? Sido qoftë është një tërheqje e detyruar, padyshim.
Presidenti Trump nën prezencën e ushtrisë shfaqet në murin e ngritur në kufijtë me Meksikën, papritur dhe papandehur, me mesazhe krejtësisht të paqarta për kundërshtarët e tij.
Por Presidenti Trump i mëshoi faktit që populli amerikan duhet të shpëtojë dhe shërohet. Nga se dhe nga kush? Prej kujt duhet të shpëtojnë dhe të shërohen amerikanët? Si do të shpëtojnë dhe si do të shërohen?
Më pas Presidenti i mëshoi faktorit ‘patriotë’ në Amerikë. Foli për luftën kundër karteleve të drejtuar prej të majtëve dhe të gjitha sukseseve të arritura në katër vite, por nuk tha asgjë për presidencën e re.
Ditët në vijim duket se do të kenë “surpriza”!