Një aksident shoqëroi sot Presidentin Biden, teksa u rrëzua disa herë në duke ngjitur shkallët e Air Force One.
Video e rrëzimit të tij është bërë viral në Media Sociale.
Presidenti i SHBA-ve po shkonte për në Georgia, në një takim me krerët e komunitetit aziatik, pas të shtënave me armë në një Institut Masazhi dhe Spa, të shtëna me armë që u morën jetën të paktën 8 personave me origjinë aziatike.
Mjekët deklarojnë se gjendja shëndetësore e presidentit është e mirë pas rrëzimit, por pamje të tilla vënë në dyshim gjendjen dhe aftësitë e tij fizike.
Një tjetër president amerikan që është rrëzuar nga shkallët e Air Force One ka qënë Geralfd Ford, i cili u rrëzua në shkallët e avionit, gjatë një vizite që po bënte në Austri, në vitin 1975.