Agjensia Bloomberg bazuar në raport-studimin e kompanisë britanike të konsulencës “Verisk Maplecroft”, deklaron se po shtohet rreziku i trazirave masive në 101 shtete, nga 198 shtete të njohura zyrtarisht në nivel global, mes të cilave përfshihen të gjitha vendet e Europës, të cilat kanë ndërmarrë sanksione kundër Rusisë.
Këto shtete, sipas studimeve të specialistëve, janë më të rrezikuarat për trazira masive, për shkak të krizës së thellë energjitike me pasoja direkte në ekonominë e gjithkujt, teksa çmimet po afro dyfishohen dhe disa produkte dhe shërbime po disafishohen, gjë që bën të pamundur jetesën për shumicën, si dhe rrëzon nivelin e mirëqënies për pjesën tjetër.
Në disa nga shtetet më të mëdha europiane ekziston frika ekstreme e pamundësisë së furnizimit të tregut me produkte ushqimore. Vjeshta dhe dimri priten të jenë të vështirë, ndaj dhe trazirat priten të jenë reagimi i parë i popullatave kundrejt qeverive të tyre.