Vjen Lockdown-i Errësirrës – Shuhen Dritat – Qëndrojmë në Shtëpi

/

Po shtrihet në të gjithë Europën ‘neoliberaloglobalistodiabolike’ (ky term i gjatë për karshillëk të gjermanëve) plani i masave të reja që do të ndërmerren për të kufizuar sërish njerëzit, duke i detyruar për t’i thënë “lamtumirë” normalitetit.

Siç është bërë e ditur, por heshtazi, me lajme dhe informacione pa zë dhe me shkronja të vogla, do të shuhen dritat e muzeumeve, monumenteve, godinave shtetërore, objekteve emblematike, parqeve e të tjera në të gjithë Europën, për të kursyer energjinë elektrike.

Gjithashtu, jepini vëmendjen e duhur këtij detaji, në akset kombëtare rrugore, në orët e darkës ndriçimi do të shuhet prej orës 20:00 deri në mëngjes, diku më shpejt dhe diku pak më vonë.

Ju kujton diçka ky orar? Nëse jo, po ua them, është orari që na fusnin nëpër banesa gjatë izolimit të virusit të famshëm.

Domethënë të thuash që dritat do të shuhen gjatë natës, do të thotë që nuk do të ndizen. E bëj këtë sqarim, sepse mënyra sesi e formulojnë fjalinë është diabolike, fyese për ne dhe cinike, ndaj dhe është mirë që tua çjerrim maskën dhe paturpësinë në çdo rast që të mundemi në çfarëdo gjë që thonë dhe bëjnë.

Do të më thoni që nuk është njësoj me ndalimin e qarkullimit, po shuhen dritat dhe nuk po na ndalojnë të dalim nga shtëpia. Po, patjetër, nuk do na e ndalojnë, por ka një (*) yll të vogël informacioni i tyre, që na këshillon se, mirë do të ishte që të qëndronim në shtëpi. Pse? Sepse nuk na sigurojnë dot rend dhe qetësi. Kush do të qarkullojë së bashku me ne në errësirën e Lockdown-it energjitik? Elementi kriminal do të jetë jashtë dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim, ndaj dhe njerëzit do të qëndrojnë brenda. Dhe këtë fakt e dinë mirë ata që qeverisin, që teksa nuk na e ofrojnë dot ata sigurinë dhe as rendin, e gjejnë zgjidhjen sërish tek ne dhe mes nesh, duke na sugjeruar “Qëndro në Shtëpi”.

Sugjerohet gjithashtu që shkollat të funksionojnë vetëm 3 herë në javë, për të kursyer energjinë, pa menduar se ku dhe me kë do të qëndrojnë këta fëmijë në shtëpi dhe çfarë kosto financiare mund të ketë për prindërit një vendim i tillë. Universitet gjatë pasdites së vonët dhe mbrëmjes të mos funksionojnë.

Dhe çmenduaria tjetër është se, menjëherë pasi hedhin në tryezën e informimit publik të tilla vendime absurde, përmendin dhe faktin që klima në nivel global u përmirësua ndjeshëm gjatë periudhës së Lockdown-it të virusit. Domethënë direkt dhe indirekt konkludojmë në atë se NJERIU NA QËNKA I DËMSHËM PËR MJEDISIN.

Mbetet që të ekzekutojnë njerëzit, që të shpëtojnë mjedisin. Nëse këta nuk janë anti-njeriu, çfarë janë?!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Palaçot e Maskarallëkut - Blerësi i Vë Çmim Tavan Furnizuesit për Gazin

Next Story

Zgjidhet Kryeministrja Britanike, Liz Truss, 'Partizane' e BREXIT

Latest from Info