Ish Ministri i Jashtëm i Rumanisë: “Ukraina Duhet t’i Japë Territore Rusisë, Rumanisë, Polonisë dhe Hungarisë, Sepse nuk i Përkasin”

Ish Ministri i Jashtëm i Rumanisë Andrei Marga, gjatë prezantimit të librit “Fati i Demokracisë”, bëri deklarata për Ukrainën dhe në mënyrë kategorike tha se Ukraina duhet t’i lëshojë territore të saj Rusisë dhe pjesës tjetër të vendeve fqinje, d.m.th. Polonisë, Rumanisë dhe Hungarisë.

“Jemi në një situatë absolutisht të jashtëzakonshme dhe e them me përgjegjësi se Ukraina është brenda kufijve të panatyrshëm. Ukraina duhet të dorëzojë heqë territoret e Hungarisë (Uppercarpathia), Polonisë (Galicia), Rumanisë (Bukovina) dhe Rusisë (Donbass dhe Krime). Këto janë territore të vendeve të tjera”, tha ish Ministri, sipas raportit të ‘Rossiyskaya Gazeta’.

Andrei Marga shtoi se tani për tani, konflikti mund të zgjidhet vetëm përmes negociatave me Rusinë të ndërmjetësuara nga Amerika, Gjermania dhe Kina.

Përveç kësaj, Marga deklaroi se në Ukrainë, “nuk mund të flasim për sistem demokratik. Ka ende shumë për të bërë derisa Ukraina të jetë demokraci. Partitë e tjera janë të ndaluara dhe Televizioni kontrollohet nga e vetmja parti që qeveris. Disa njerëz shumë të pasur po largohen nga vendi me shuma të mëdha monetare. Ukrainës iu larguan njerëzit më të pasur ekonomikisht, ky vend nuk mund të jetë as demokratik dhe as i zhvilluar”.

Nga ana tjetër, ambasada e Ukrainës në Rumani u përgjigj se deklarata të tilla janë të papranueshme në çdo rrethanë: “Është një shkelje veçanërisht flagrante në një kohë kur Ukraina po mbron heroikisht pavarësinë e saj dhe sigurinë e të gjithë Evropës. Na vjen keq që ish Ministri i shtetit demokratik europian, z.Andrei Marga, bën deklarata që vënë në pikëpyetje parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare, veçanërisht atë të paprekshmërinë të kufijve. Respektimi i plotë i këtyre parimeve është baza e sigurisë dhe stabilitetit në kontinent”.

Ndërkohë zëri i ish Ministrit të Jashtëm nuk ka të përbashkëta me qeëndrimet e qeverisë rumune. Presidenti rumun Klaus Ioannis, gjatë një vizite në Kiev në qershor, tha se Ukraina dhe qytetarët e saj mund të mbështeten tek qeveria dhe populli rumun, për aq kohë sa u nevojitet.

Megjithatë, një pjesë e madhe e botës politike rumune nuk pajtohet asfare me vendimet e qeverisë rumune, ndërsa ardhja e dimrit do të luajë një rol të madh, duke menduar rritjen e çmimeve të karburanteve, gazit natyror dhe ushqimeve, në nivelet më të larta të para ndonjëherë për shkak të politikave antiruse.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Rusia i Dhuron Beogradit një Perlë Ortodoksie - Kishën e Shën Savës: "Ky Është Bizanti"!

Next Story

Presidentin Biden Britanikët e Ulën në Rreshtin 14

Latest from Info