Ditën e hënë Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban njoftoi kërkesën e tij që hungarezët të mbajnë një referendum lidhur me sanksionet e Bashkimit Europian kundër Rusisë.
Kryeministri hungarez tha ndër të tjera në deklaratën e tij: “Vendimi për të ndërmarrë sanksione kundër Rusisë nuk kaloi nga një vendimmarrje demokratike në BE, por ishte një vendim i marrë nga burokratët e Brukselit dhe elitat europiane”.
Një lëvizje e tillë politike, por edhe demokratike e Kryeministrit hungarez shqetësoi Bashkimin Europian, Komision Europian dhe Presidenten e tij, sepse u gjendën përpara një vendimi alternativ që nuk e kishin menduar se mund të merrej, apo një veprimi që mund të ndodhte. Ankthi më i madh është se ky model demokratik vendimmarrjeje nuk mund të kundërshtohet, por mund të imitohet dhe aplikohet edhe nga vende të tjera anëtare të BEsë, të cilat preken ndjeshëm nga sanksionet që BEja në formë arbitrare dhe aspak demokratike ka ndërmarrë kundër Rusisë.
Një epokë e re zhvillimesh kjo, në gjirin e Unionit, që do të sjellë veçse furtuna politike dhe ekonomike, përplasje dhe përçarje dhe se përveç luftës në Ukrainë burokratët e BEsë duhet të përballen tani me tensione të brendshme.
Vendimi i Orban për të mbajtur referendum dhe për të lënë hungarezët që të vendosin nëse duan të vendosin sanksione kundër Rusisë është vendimi më demokratik i mundshëm, sepse ai si kryeministër në Union duhet dhe mund të përfaqësojë vetëm vendimin e sovranit që e ka zgjedhur dhe nuk ka pse të lejojë që populli i tij të bëhet viktimë e vendimeve të marra në formë arbitrare nga “diktati” i elitave burokratike të BEsë, thuajse totalitare për nga funksioni.
Rrugën e referendumit duhet të ndjekin të gjitha vendet anëtare të BEsë, pa përjashtim. Më pas do të kuptojmë të gjithë se vendimet e BEsë dhe vullneti i popujve nuk konvergojnë kurrë dhe për asgjë.
Plotesisht dakord!
Respekt për këtë udhëheqës shteti!
Referendumi është një shupllakë për drejtuesit e BEsë të varur nga politika amerikane!
Jam i sigurt se popujt e ndryshëm të BEsë do detyrojnë qeveritë e tyre për të ndjekur Hungarinë në këtë drejtim!
Shpresoj që këta popuj të zgjohen sa nuk është vonë!