Albanizimi i Europës – Dimri po Vjen – BE Thotë: “Ulni Çelësin!”

/

Sanksionet kundrë Rusisë po na kthejnë në epoka pas Lufte në kontinent.

Teksa dimri ka “trokitur” në portën e disa vende të Europës, qytetarët e kontinentit të vjetër, për shkak të sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë, pritet të përjetojnë situata të paprecedent për shkak të krizës energjetike.

Statujat dhe ndërtesat historike do të mbulohen me errësirë. Bukëpjekësit që nuk kanë mundësi të ndezin furrat e pjekjes po përgatiten për të mbyllur aktivitetin sipërmarrës, ndërsa kultivuesit e frutave dhe perimeve po përballen me alternativën e braktisjes së serrave të tyre.

Në Europën Lindore, që është disi më e varfër se pjesa tjetër e kontinentit, njerëzit po grumbullojnë dru zjarri, ndërsa në Gjermani pritja për të patur një pompë-kaldajë nxehtësie që kursen energji, mund të zgjasë edhe gjysmë viti, teksa edhe nuk dinë sesa realisht kursejnë nga një instalim i një ekstra aparature në banesën apo biznesin e tyre.

“Ne nuk mund të fikim dritat dhe t’i lëmë mysafirët tanë në errësirë” thotë Richard Kovacs, drejtor i zhvillimit të biznesit për zinxhirin hungarez ‘Zing Burger’.

Restorantet tashmë po përdorin skarat me kufizim dhe po përdorin detektorë konsumi energjie për të fikur dritat në magazinat e tyre, me disa sipërmarrje që përballen me një rritje prej 750% të faturave të tyre të energjisë elektrike që nga fillimi i vitit.

Me kosto të larta të energjisë dhe me furnizime të pakta, Europa po zbaton “programe lehtësimi” dhe po planifikon ndryshime në tregjet e energjisë elektrike dhe gazit, ndërsa përgatitet për rritjen e përdorimit të energjisë përgjatë dimër. Pyetja është nëse do të mjaftojnë masat dhe ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike, pasi gazi natyror i nevojshëm për ngrohjen e shtëpive, funksionimin e fabrikave dhe prodhimin e energjisë elektrike është reduktuar në 1/10 e asaj që ishte përpara ndërhyrjes ruse në Ukrainë. Varësia e Europës nga energjia ruse e ka kthyer luftën në një krizë energjetike dhe ekonomike, me çmime në rritje muajt e fundit dhe luhatje të egra në treg. Si përgjigje, qeveritë kanë punuar shumë për të gjetur furnizime të reja dhe për të kursyer energjinë, me objektet e depozitimit të gazit të jenë për momentin 86% të mbushura, përpara sezonit të dimrit, duke tejkaluar objektivin prej 80% deri në nëntor.

Janë zotuar të shkurtojnë përdorimin e gazit me 15%, që do të thotë se ‘Kulla Eifel’ do të zhytet në errësirë ​​më shumë se një orë më herët se normalja, ndërsa dyqanet dhe ndërtesat do të fikin dritat gjatë natës ose do të ulin termostatet. Gjithçka është sa qesharake, po aq edhe e frikshme.

Gjiganti gjerman ‘Schmitt’ i furrave të bukës, po ndez më pak furra, duke i përdorur ato më gjatë për të kursyer energjinë fillestare dhe duke kufizuar zgjedhjen e pastave për të siguruar funksionimin e furrave, ndërsa grumbullon më pak brumë për të ulur kostot. Kjo mund të kursejë 5-10% në një faturë të energjisë që pritet të rritet nga 300.000 Euro në vit në 1.1 milion Euro vitin e ardhshëm.

Ndihma shtetërore do të jetë kyçe në afatshkurtër, ndërsa një zgjidhje afatgjatë përfshin reformimin e vetë tregjeve të energjisë. Si do të mund të reformohet? Kjo është pyetja dhe shqetësimi i të gjithëve.

Qeveritë europiane kanë marrë furnizime shtesë me gaz natyror nga tubacionet që shtrihen në Norvegji dhe Azerbajxhan dhe kanë rritur blerjen e gazit natyror të lëngshëm të shtrenjtë të transportuar nga anijet, kryesisht nga SHBA, me një kosto shumë të lartë krahasuar me burimin rus të energjisë.

Në të njëjtën kohë, BEja po përgatitet për ndërhyrje drastike, të tilla si taksimi i fitimeve të papritura të kompanive të energjisë dhe përmirësimi i tregjeve të energjisë elektrike, në mënyrë që kostot e gazit të luajnë më pak rol në përcaktimin e çmimeve të energjisë.

Gazi rus është ende duke rrjedhur dhe një dimër i ashpër mund të dëmtojë mbështetjen publike për Ukrainën në disa vende. Tashmë ka pasur protesta në vende si Republika Çeke dhe Belgjikë.

“Tregu është shumë i ngushtë dhe çdo lëvizje ka rëndësi” thonë analistët nga Qendra për Studime Orientale në Varshavë. “Kjo është leva që Putini ka ende, se Europa do të thirret të merret me shoqëritë e saj të zhgënjyera ose të varfra”.

Në Bullgari, më i varfëri nga 27 anëtarët e BE-së, rritja e kostove të energjisë po i detyron familjet të shkurtojnë shpenzimet shtesë përpara dimrit për t’u siguruar që kanë para të mjaftueshme për të blerë ushqime dhe ilaçe.

Ndërkohë, bizneset po përpiqen të qëndrojnë në këmbë pa i larguar klientët, thotë Klara Orel, pronare e dy restoranteve në Pragë, por po bëjnë gjithçka që mundin për të kursyer energji. “Përdorim llamba LED, i fikim dritat gjatë ditës, ngrohja ndizet vetëm kur është shumë ftohtë”, thotë ajo.

E gjithë kjo tablo është veçse një tablo varfërie e iniciuar artificialisht nga një qendër politike vendimmarrjeje, që po u imponon europianëve të jetojnë si të varfër. Albanizimi i tregut dhe i ekonomisë europiane na bind më së miri se Europa po krijon një sistem të tillë ku shoqëria duhet të mësojë të jetojë me të nevojshmet, me gjërat bazë. Këtë kërkon qeverisja globale. Mirëqënie do të quhet të kesh të nevojshmet për të mbijetuar.

Do e durojnë këtë europianët dhe përsa kohë vallë? Për t’u parë!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Lëvizje 'MAT' e Orban Kundrejt Bashkimit Europian

Next Story

Erdogan: "Grekë, Nuk Ju Shpëton Dot as Amerika, as Europa!"

Latest from Info