Dy Deklarata të Merkel për Rusinë & Putin që Duhet t’i Dëgjojë Perëndimi

/

Në një aktivitet të Fondacionit Federal të Kancelarit Helmut Kohl të mbajtur në Berlin më 27 shtator, ish Kancelarja Angela Merkel kishte fjalën e fundit dhe parashtroi parimet e saj për luftën në Ukrainë dhe çfarë duhet bërë me Rusinë dhe Presidentin Putin.

Ish Kancelarja gjermane edhe pse një globaliste nuk ishte shkëputur kurrë nga Rusia.

Në kontekstin e deklaratës së fundit të presidentit rus Vladimir Putin se “siguria e Rusisë do të garantohet edhe me armë bërthamore”, Merkel paralajmëroi: “Duhet t’i merrni fjalët e tij seriozisht”.

“Të marrësh fjalët seriozisht, duke mos i hedhur poshtë si bllof në fillim, por duke i marrë seriozisht nuk është në asnjë mënyrë një shenjë dobësie apo qetësie, por një shenjë mençurie politike”, tha ish Kancelarja.

Me fjalë të tjera, Rusia është e paparashikueshme, ashtu si shefat e saj, dhe do të veprojë sipas kërcënimeve që bën publike, nëse shikon se ndërkombëtarët e Perëndimit po shkojnë për ta goditur dhe për ta futur në kurthe, të urtët e politikës, sipas Merkelit, e cila e njeh mirë Presidentin Putin, duhet ta marrin seriozisht!

Shikoni këtë video të rëndësishme:

Merkel, 27 shator 2022

Deklarata e dytë paralajmëruese e Merkelit erdhi pas vetëm 3 ditësh, më 30 shtator 2022, duke thënë: “Mos e përjashtoni Rusinë”.

Ish Kancelarja Angela Merkel, duke iu referuar sulmit rus në territoret ruse të Ukrainës, theksoi se “planifikimi i arkitekturës afatgjatë të sigurisë paneuropiane, përfshirë edhe Rusinë, është i nevojshëm”.

Duke folur në një aktivitet për 110 vjetorin e Goslar, ajo argumentoi për herë të dytë brenda pak ditësh se Rusia nuk duhet të përjashtohet nga një marrëdhënie e ardhshme me Europën.

“Duhet të punohet në një arkitekturë sigurie paneuropiane, duke përfshirë Rusinë, edhe nëse kjo do të kërkonte guxim të madh” tha zonja Merkel, duke pranuar në të njëjtën kohë vështirësinë politike dhe diplomatike për ta bërë, por edhe domosdoshmërinë për ta bërë.

Pak ditë më parë, zonja Merkel, duke folur në Fondacionin “Helmut Kohl”, tha se “nëse Helmut Kohl do të ishte Kancelar sot, do të bënte gjithçka për të mbrojtur Ukrainën, por do të bënte gjithçka dhe do të mendonte për të nesërmen, duke patur sërish marrëdhënie me Rusinë”.

Deklarata e saj nxiti reagimin e ambasadorit në largim të Ukrainës në Berlin, por këto deklarata duket se nuk e ngacmojnë dëgjimin e Kancelares, e cila duket se po e injoron me mospërgjigje.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Twitter Censon Shkencëtarin Izraelit për Vaksinën Pfizer

Next Story

Humbja e Diplomacisë së SHBA në OKB

Latest from Info