Μ. Zaharova i drejtohet e prerë dhe e ashpër BEsë duke i thënë se është SHBAja që ia gotiti gazsjellësin Nord Stream, duke i pohuar Europës: “Është shumë e vështirë për të gjithë europianët të kuptojnë të vërtetën”.
Europa duhet të pranojë më në fund se prapa atentatit, sabotazhit në linjat e gazsjellësit Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 është SHBAja dhe vetëm ajo dhe askush tjetër.
“Të gjitha vendet e BEsë duhet të mos kundërshtojnë të vërtetën dhe të pranojnë se janë tradhëtuar nga aleatët e tyre në ngjarjet e Nord Stream.”
Zaharova solli në vëmendje deklaratën e Aleksander Novak se Rusia është në gjendje tashmë të transportojë gaz nga linja Nord Stream 2, që mund të vihet në funksion në çdo moment. Gjithashtu linjat e Gazprom janë në gjendje të funksionojnë dhe të furnizojnë Italinë.
“Do të guxojë ndokush të thotë se është vendi ynë prapa nga një veprim vetvrasës? Perceptoj dhe konfirmoj se qënka shumë e vështirë për të kuptuar të vërtetën. Megjithatë, të gjitha vendet e BEsë duhet ta pranojnë se u tradhëtuan nga aleatët”, ka ritheksuar Zaharova.