As në diktatura nuk ndodhin të tilla akte të turpshme!
Tetë muaj burg për një prift ortodoks, sepse kreu Liturgji / Meshë në periudhën e Covid-19!
“Si klerik ortodoks dhe si shtetas grek kam qenë i detyruar të funksionoj dhe do të vazhdoj të funksionoj, të kryej liturgjitë kishtare në çdo kohë”, deklaron kleriku i dënuar me burg.
8 muaj burg për Papa Anastasios Gotsopoulos, i cili kujtojmë se vendosi të kremtojë mes një Liturgjie Kishtare më 25 mars 2020, në kishën e shenjtë të Shën Nikollës, në Patra, gjatë periudhës së Covid-19.
Konkretisht, ai u dënua me 8 muaj burg me pezullim nga Gjykata e Shkallës së Parë të Patrës, ndërsa dhjetëra mbështetës të tij ishin mbledhur jashtë sallës së gjyqit, që herët në mëngjes, duke thirrur “I denjë! I denjë!”.
“Ky vendim nuk e ndryshon aspak qëndrimin tim. Si klerik ortodoks dhe si shtetas grek kam qenë i detyruar të kryej detyrën dhe do të vazhdoj të shërbej. Jam i sigurt që ky vendim do të bjerë në Gjykatën e Larta”, tha kleriku.
Siç ka përmendur ai në deklaratën e tij, ndjekja penale për një “krim” të tillë është një nder i veçantë për një prift, pasi nderimi më i lartë, posti më i lartë sipas terminologjisë kishtare, pas priftërisë, është bindja dhe besimi i tij, sepse ai përmbushi detyrën e tij meshtarake.
Megjithatë, ka një hije që e mbulon këtë nder të veçantë, fakti që në Greqinë tonë, Pushteti Legjislativ autorizoi Ekzekutivin kompetent, të ndalojë plotësisht kryerjen e Liturgjisë Hyjnore, ndërsa Pushteti Gjyqësor kompetent (Autoriteti i Prokurorisë) e konsideroi këtë si një krim dhe meshtarët përgjegjës që guxuan të kryenin shërbimin kishtar si kriminelë.
Kur shikojmë që shteti dhe drejtësia vënë dorë mbi Kishën e Shenjtë dhe shërbëtorët e Perëndisë, të jemi të bindur që kohët që pasojnë do të jenë apokaliptike.