Finlanda Kërcënon Rusinë

/

Finlanda kërcënon Rusinë duke deklaruar: “Nëse përdorni armë bërthamore, ky do të jetë gabimi juaj i fundit!”

Ndërkohë që avioni i “ditës së krizës” të Forcave Ajrore Ruse u ngrit sot mbi qiellin rus dhe bjellorus.

Deklarata luftarake dhe njëherazi “budallaqe” nga Finlanda e cila përmes Ministrit të Mbrojtjes kërcënoi Rusinë se nëse përdor armë bërthamore ky do të jetë gabimi i fundit i saj!

Deklaratat e vazhdueshme të vendeve anëtare të NATOs për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia, japin e marrin dhe këtë herë stafetën e mori Finlanda.

“Probabiliteti që Rusia të përdorë armë bërthamore konsiderohet ende i lartë. Nëse Moska vendos të bëjë diçka të tillë, atëherë ky do të jetë gabimi i saj i fundit”, tha ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Kaikkonen, pa e kuptuar se në rast të armëve bërthamore askush nuk do të mbetet të shohë “gabimin e fundit” të Rusisë.

Marrëzia fjalë për fjalë ka goditur “tavanin” në Perëndim nëse mendon se një fitues mund të dalë nga “loja” me armët bërthamore.

Në të njëjtën kohë, Rusia ka reaguar pak më parë ndaj deklaratave të ministrit finlandez duke hequr avionin Tu-214PU-SBUS, ose ndryshe “avionin e fundit të botës”, i cili fluturoi afër Finlandës, dhe konsiderohet si një qendër komanduese ajrore në rast të një lufte bërthamore, ndërsa mbi 10.000 ushtarë rusë kanë mbërritur në Bjellorusi, si pjesë e krijimit të një grupi të përbashkët sulmi.

Situata në Ukrainë duket se po përkeqësohet pasi një shtet tjetër, Serbia, u kërkoi qytetarëve të saj të largohen menjëherë pas udhëzimeve të ngjashme dje edhe nga vende të tjera, si Kina, Egjipti, Kazakistani, Taxhikistani dhe vende të tjera.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Bjellorusi: Përqëndrim Forcash Ushtarake Ruse - Zbarkuan MiG-31

Next Story

Elon Mask: "Rusia Mund të Shkatërrojë SHBA & Europë në 30 Minuta!"

Latest from Info