11 Vende Plus Italia Largojnë Qytetarët e tyre nga Kievi

/

11 vende kanë lajmëruar largimin e qytetarëve dhe pesonelit të Ambasadave nga Kievi, sduke u bërë thirrje qytetarëve të tyre të largohen me emergjencë nga Ukraina. Ndër to, Kina, India, Serbia, Bjellorusia, Irani etj. Këtyre shteteve sot iu shtua edhe Italia.

Ambasada italiane në Ukrainë ka lëshuar një paralajmërim urgjent pak më parë, duke u bërë thirrje qytetarëve italianë të shmangin udhëtimet drejt vendit. Në të njëjtën kohë, ambasada u bën thirrje qytetarëve italianë që ndodhen në Ukrainë të largohen sa më shpejt.

Sot, bombardimet kanë qenë të intensitetit të lartë dhe shkatërrimi i infrastrukturës së regjimit, i gjerë. Rusët tani godasin me efikasitet të madh përsa i përket “thellësisë” së sulmeve të tyre dhe objektivave strategjikë.

Është e qartë se qëllimi i Rusisë është të evakuojë popullsinë e Kievit dhe t’i nxjerrë jashtë kryeqytetit përpara se të fillojë ofensiva tokësore. Përveç tronditjes psikologjike për popullsinë që bombardimet me dronë sjellin brenda zonave me popullsi të dendur. Rusia goditi një termocentral dhe stacionin kryesor të shpërndarjes së energjisë. Është e qartë se rusët tani po godasin infrastrukturat strategjike.

Gjithsej 585 qytete dhe fshatra në të gjithë Ukrainën janë tani pa energji elektrike.

Paralajmërimi i Italisë, në fakt, vjen pas atyre të Bjellorusisë, Indisë dhe Kinës, ndër të tjera, të cilat u kanë bërë thirrje edhe qytetarëve të tyre në Ukrainë që të ngrihen dhe të largohen pa u menduar dy herë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kina Ndalon Furnizimin e BEsë me Gaz

Next Story

Çfarë Sjellin Ditët në Vijim në Ukrainë?

Latest from Info