Statuja e Jezusit në Rio “Ngre” Hënën në Duar – Fotografi u Përpoq 3 Vite për të Realizuar Këtë Fotografi

/

Një rezultat magjik pati “kokëfortësia” dhe këmbëngulja e fotografit Leonardo Sens në Brazil, i cili pas tre vite përpjekjesh të pasuksesshme arriti të kapte një pamje të tillë unike.

Në foton e tij që u bë virale pasi u postua në Instagram, statuja e Jezusit në Rio de Zhaneiro shihet teksa “ngre” hënën në duar.

Shiko fotografitë!

Sens, i cili ka fotografuar pjesë të ndryshme të Rios që nga viti 2005, shpjegoi se ishte përgatitur për fotot e veçanta duke studiuar lëvizjet e Hënës.

Për të njëjtën arsye, ai kishte blerë një grup të ri lentesh dy vite më parë, duke përdorur, paralelisht, aplikacione të ndryshme për të ditur momentin e saktë kur hëna do të ishte drejtpërdrejt mbi statujën e Jezusit, që mbeti një nga pamjet më ikonike në Rio de Zhaneiro.

Përpjekja e tij e parë, të shtunën e kaluar, në fakt filloi me retë në qiell, por më në fund moti rezultoi të ishte aleati i fotografit brazilian, ndërsa hëna filloi të zbriste.

“Shkova më herët seç duhej dhe gjithçka që duhej të bëja ishte të rregulloja trekëmbëshin dhe të prisja që hëna të pozicionohej”, ka përfunduar Sens në fjalët e tij për foton magjike.

1 Comment

  1. Fascinating blog! Is your theme custom made or did you download it from somewhere?
    A theme like yours with a few simple adjustements would
    really make my blog jump out. Please let me know where you
    got your theme. With thanks

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Të Sëmurët Psiqikë & Biçikleta

Next Story

Shkolla më Mbresëlënëse e Muzikës, në Kinë!

Latest from Info