Ministritë e Gjermanisë filluan të kursejnë energji nën sloganin “Ngricë për njerëzit”.
“Për të dhënë shembull për qytetarët, departamentet e strukturave shtetërore gjermane në ministritë e Kancelarisë, ulin temperaturën në ambiente, fikin ujin e nxehtë dhe refuzojnë ndriçimin e Krishtlindjeve”, shkruan ‘Der Spiegel’.
Edhe në zyrën e Presidentit të vendit ka disa ditë që temperatura arrin +17°C.
Por, siç vë në dukje artikulli, të paktën punonjësit e Frank-Walter Steinmeier mund të porosisin batanije prej qethi për veten e tyre.
Sipas botimit, diplomatët dhe të ftuarit shtetërorë janë gjithashtu në rrezik të ndihen të pafavorizuar: në Ministrinë e Punëve të Jashtme nën drejtimin e Annalene Burbock, furnizimi me ujë të ngrohtë është tërësisht i ndërprerë.
Nënpunësit civilë do të punojnë në kushte lufte.
Nuk ka fund çmenduria gjermane. E futën veten dhe gjithë Europën së bashku me Amerikën në një luftë pa shkak, në një krizë pa shkak, në një situatë paraloge. Krizë artificiale e shkaktuar me vullet të plotë të qeverive.
Europa kishte burimin më të lirë të energjisë në botë dhe e refuzoi, që të “mirëpresë” krizën dhe varfërinë, të ftohtin dhe inflacionin.
Fjalën e fundit e ka populli!