Çfarë është “Just Stop Oil”? Aktivistët e ndryshimeve klimatike vazhdojnë të protestojnë në Londër. Protestuesit mjedisorë kanë organizuar disa protesta gjatë vitit të kaluar dhe gjatë këtij viti dhe sulmojnë kryesisht vepra arti.
Protestat e grupit “Just Stop Oil” gjatë vitit të kaluar kanë rezultuar në arrestime të shumta, me më shumë se 70 aktivistë që përballen me akuza penale.
Së fundmi, të hënën, më 17 tetor 2022, dy aktivistë u ngjitën në urën e ‘Mbretëreshës Elizabeth II’ në kryqëzimin Dartford, duke rezultuar në mbylljen e urës nga policia dhe duke shkaktuar kaos trafiku.
Kjo protestë është pjesë e një plani më të gjatë përçarjeje në Londër që “do të vazhdojë për pjesën tjetër të këtij muaji”, sipas grupit “Just Stop Oil”.
Anëtarët do të takohen çdo ditë në tetor, në orën 11:00, jashtë ‘Downing Street’ me qëllim që të detyrojnë qeverinë të ndalojë përdorimin e naftës dhe gazit.
Ndërsa marifetet e “Just Stop Oil” kanë ngjallur shumë zemërim e publikut, pasi disa nga protestat e tyre kanë mbyllur rrugët dhe udhëtimet, destinacionet drejt ndeshjeve, aeroporteve dhe destinacioneve të tjera, ndërsa të tjerë besojnë se duhet të marrin më shumë mbështetje për kauzat e tyre.
Çfarë duan të arrijnë këta njerëz? Kjo mbetet enigmë!
Çfarë është “Just Stop Oil”?
“Just Stop Oil” u themelua vetëm disa muaj më parë, në prill 2022 dhe prej atëherë grupi ka organizuar disa protesta.
Në faqen e saj të internetit thuhet se: “’Just Stop Oil’ është një koalicion grupesh që punojnë së bashku për të siguruar që qeveria të angazhohet për të ndalur licencimin dhe prodhimin e ri të karburanteve fosile”.
Organizata e aktivistëve për klimën është e formuar nga disa grupe, me organizatorë nga “Extinction Rebellion” dhe “Insulate Britain” në krye.
Grupi financohet kryesisht nga Fondi i Emergjencës Klimatike, por gjithashtu merr donacione nga publiku dhe grupe të tjera mjedisore.
Cilat janë qëllimet e “Just Stop Oil”?
Ndërsa që nga emri merret një mesazh i parë, “Just Stop Oil” kërkon “që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të bëjë një deklaratë se do të ndalojë menjëherë të gjitha licencimet dhe pëlqimet e ardhshme për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e lëndëve djegëse fosile në MB”. Si mund të ndodhë kjo vallë? Dhe pse duhet të ndodhë? Çfarë studimesh argumentative kanë këta njerëz që të dalin me një pretendim të tillë? Deri më sot, asgjë!
Faqja e internetit të këtij grupi aktivistësh, thotë: “Lejimi i nxjerrjes së burimeve të reja të naftës dhe gazit në MB është një politikë e turpshme dhe gjenocidale, që do të vrasë fëmijët tanë dhe do ta dënojë njerëzimin në harresë. Thjesht duhet të ndalet! Nëse vazhdojmë rrugën aktuale, kjo do të shkatërrojë familjet dhe komunitetet. Ne do të përballemi me urinë dhe masakrën e miliarda të varfërve dhe tradhtinë e plotë të fëmijëve tanë dhe të ardhmes së tyre”.
Në fakt me krizën e sanksioneve me Rusinë na rezulton krejt e kundërta.
Grupi thotë gjithashtu: “Zgjidhja është, kalim i shpejtë në një botë me energji të ulët dhe karbon të ulët, ose kolaps social. Ne mund ta bëjmë atë tani, në mënyrë të rregullt, duke krijuar miliona vende pune të kualifikuara dhe duke mbrojtur të drejtat e punëtorëve në industritë e perëndimit të diellit, ose presim kolapsin e pashmangshëm”.
Kudo që të dëgjoni për të gjelbër, për ambjentalistë, për ekoekonomistë dhe të tilla nocione, të mendoni menjëherë se dora globaliste është nga prapa tyre dhe se e gjitha është thjesht një mashtrim i madh dhe më e keqja është një luftë reale kundër ekonomisë globale, që do ta çojë drejt falimentimit dhe më pas drejt varfërisë së sigurtë.
Një popullatë globale e varfër, shtypet shumë më lehtë dhe shumë më shpejt, në mënyrë që të avancojnë me planin ogurzi të Qeverisë Globale diktatoriale.
Kush i paguan këto Lëvizje të ashtuquajturish “aktivistë”? Kush i përdor këta njerëz? Kush i nxit dhe organizon?
E kemi të qartë të gjithë tashmë! Por është edhe më fatkeq fakti që këta njerëz gjenden në ishull, në Mbretërinë e Bashkuar, që do të fajësohet shumë shpejt për situatën globale, në bashkëpunim dhe sinkron me SHBAtë.