Me aromën e Greqisë, programi qeveritar i Giorgia Melonit, që në fillim të fjalës së saj tha: “Italia dhe Greqia janë djepi i qytetërimit perëndimor”.
Shtoi më pas: “Italia është plotësisht e integruar në Perëndimin dhe në sistemin e tij të aleancave”.
Kryeministrja e Italisë tha në mënyrë karakteristike se vendi i saj i ofron dhe ofrohet Europës, por kërkon respekt prej saj.
Duke iu referuar imazhit ndërkombëtar të Italisë, kryeministrja e re e vendit nuk mungoi të përmendë sërish Greqinë: “Italia është plotësisht e integruar në Perëndimin dhe në sistemin e tij të aleancave. Është themeluesja e BEsë, pjesë e G7ës dhe së bashku me Greqinë, djepin e qytetërimit perëndimor dhe sistemin e tij të vlerave, që janë liria, barazia dhe demokracia, si dhe mbi rrënjët e tij klasike dhe judeo-kristiane”.
Meloni tha gjithashtu se: “Kjo qeveri do të respektojë rregullat fiskale të Bashkimit Europian, por Italia po kalon një recesion dhe kriza energjitike po detyron masa që nuk ishin parashikuar në buxhetin kombëtar”.
Një nga mesazhet tradicionale që ajo u dërgoi deputetëve italianë ishte: “ne do të punojmë për ta mbajtur Italinë të bashkuar”.