Kinë: Wuhan Sërish në LOCKDOWN

/

Wuhan u zhyt përsëri në LOCKDOWN, gati tre vite pasi filloi pandemia, ndërsa Kina vazhdon regjimin e saj brutal ‘zero-Covid’.

Më shumë se 800.000 njerëzve në Wuhan iu tha të izolohen në shtëpi deri të dielën. Kjo vjen pasi qyteti ku u zbulua për herë të parë Covid, po evidenton 25 raste çdo ditë brenda një jave.

208 milionë njerëz, në 28 qytete në të gjithë Kinën po jetojnë tani nën frenimin e pandemisë. Qyteti kinez në zemër të pandemisë Covid është zhytur sërish në izolim, lockdown. Autoritetet kanë rifutur kufizimin drakonian edhe pse qyteti po regjistron vetëm rreth 25 raste në ditë. Të paktën 200 milionë njerëz në të gjithë Kinën po jetojnë nën kufizime bllokimi, siç janë urdhrat e qëndrimit në shtëpi, testimi masiv dhe mbyllja e dyqaneve.

Kina regjistroi sot 1000 raste për të tretën ditë me radhë, një shifër e vogël në krahasim me standardet në vendet e tjera. Qasja brutale e Pekinit ‘zero-Covid’, kufizimet agresive për gati tre vjet tani, sjellin veçse rrënim, teksa detyron njerëzit të qëndrojnë në karantinë për muaj të tërë.

Kombet e tjera që fillimisht ndoqën regjimin, ekonomikisht të dëmtuar, kanë përdorur të jetojnë me virusin, i cili është shumë më i butë tani sesa kur filloi pandemia. Statistikat nga platforma kërkimore e mbështetur nga Universiteti i Oksfordit, “Our World in Data” tregojnë se Kina regjistroi 1,412 infeksione më 26 tetor, 51% më shumë në një javë. Megjithatë, shifra është e vogël në krahasim me popullsinë 1.4 miliardë të vendit. Kjo do të thotë se vetëm 0.76 raste janë regjistruar për një milion njerëz.

Për krahasim, kombet europiane po jetojnë pa kufizime pavarësisht se regjistrojnë qindra raste. Normat janë më të larta në Gjermani (781), e ndjekur nga Franca (612) dhe nga Italia (553). Mbretëria e Bashkuar po regjistron rreth 120 teste pozitive për milion njerëz, ndërsa normat janë të ngjashme në SHBA (108).

Sidoqoftë, shifrat ndikohen shumë nga sa njerëz po testohen në çdo vend në ditë, me kombet që testojnë më pak njerëz, raportojnë më pak raste.

Një zyrtar i qeverisë Xining tha dje: “Për të zvogëluar rrezikun e transmetimit, disa dyqane perimesh dhe frutash janë mbyllur dhe janë vënë në karantinë”.

Qytete të tjera të mëdha në të gjithë Kinën duke përfshirë Zhengzhou, Datong dhe Xian kanë zbatuar frenime të reja këtë javë për të frenuar shpërthimet lokale. Në Pekin, parku tematik ‘Universal Resort’ u mbyll të mërkurën, pasi një vizitor rezultoi pozitiv me koronavirus.

Kina është zotuar vazhdimisht t’i përmbahet përgjigjes së saj, të tolerancës zero ndaj Covid dhe të zbatojë ato që autoritetet thonë se janë masat e nevojshme për të mos u prekur nga virusi.

Kinezët janë mëse nervozë me këtë që po ndodh sërish në Kinë, teksa limitohen mundësitë e tyre për të siguruar të ardhurat e muajit dhe po kufizohet maksimalisht funksionimi i sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Rusia Mendon të Stopojë Furnizimin me Grurë

Next Story

Kinë: Filloi Spërkatja (video terror)

Latest from Info