Nëntori është muaji i njëmbëdhjetë i kalendarit Gregorian, me një kohëzgjatje prej 30 ditësh. Emri i tij etimologjikisht rrjedh nga fjala latine ‘november’, e cila vjen nga numri novem, nëntë, sepse në kalendarin e lashtë romak dhjetëmujor, nëntori ishte muaji i nëntë në radhë. Më pas, me shtimin e janarit dhe shkurtit, kalendari romak u bë dymbëdhjetë muaj. Nëntori u zhvendos në vendin e njëmbëdhjetë, por mbajti emrin e vjetër.
Në Athinën e lashtë, nëntori ishte i barabartë me dy javët e dyta të muajit Pyanopsiona dhe dy javët e para të muajit Memakterion. Gjatë kësaj periudhe, athinasit festonin Chalkia (Halkia), festë gjatë së cilës farkëtarët e qytetit nderonin mbrojtësin e tyre, Perëndinë Hefest (Efest).
Maimakterias, për të nderuar perëndinë e motit, Zeusin Maimaktis, d.m.th atë të stuhishëm dhe për t’i kërkuar mot të butë, në një kohë kur i ftohti forcohej. Edhe festa edhe muaji e kanë marrë emrin nga ky pseudonim i Zeusit.
Në kalendarin popullor, nëntori quhet:
‘Sporias’ dhe ‘Mesosporitis’, për shkak të mbjelljes së drithërave dhe bishtajoreve.
‘Shibërësi’, për shkak të shirave të tij.
‘I ngatërruari’ për shkak të kushteve të rrëmujshme të motit dhe të ndryshueshme.
‘Krasomonas’ (krasi – verë), sepse hapen fuçitë me verën e re (në shumë vende më 3 nëntor, bëhet festa e prurjes së lipsanës së Shën Gjergjit).
Muaji i Shën Taksiarkut, Akrangjeli, Shën Strati dhe Shën Stratigu dhe nga festa e Kryeëngjëjve Mikael dhe Gabriel, më 8 Nëntor.
Festa e Shën Minait më 11 nëntor. Në këtë ditë, gratë nuk përdornin gërshërë dhe burrat nuk përdornin thika, që ujku të mos hapte gojën.
Festa e Shën Filipit më 14 nëntor.
Festa e Shën Andreas më 30 nëntor, sepse besohet se i ftohti përkeqësohet. Shën Andrea quhet edhe “tripotigani”, apo tigani i shpuar, sepse, siç thoshin, u shpoheshin tiganët atyre që nuk bënin petulla në atë ditë.
Festa e Shën Filipit më 14 nëntor dhe deri në Krishtlindje më 25 dhjetor, Kisha kryen agjërimin, dyzet ditët e njohura.
Ndërsa një tjetër festë kishtare shënon nëntorin, që është Hyrja e Virgjëreshës në Tempull më 21 nëntor, që na kujton ardhjen e Marisë së re (më vonë Theotokos / Hyjnimbajtëse) në Tempull dhe përkushtimin e saj ndaj Zotit, nga prindërit e saj Joakim dhe Anna. Në këtë ditë fermerët kishin festë dhe hanin ‘polispora’, një përzierje drithërash dhe bishtajorësh.
Një festë e rëndësishme kishtare është edhe ajo e Shën Stilianit më 26 nëntor, shenjt mbrojtës i fëmijëve të vegjël, të cilët i bën të fortë dhe të qëndrueshëm.