Sizmiologu Grek Konstaton Fenomene Shqetësuese

/

Sizmologu i njohur botërisht Akis Tselentis ka bërë një postim me shumë pikëpyetje në profilin e tij personal në Facebook.

Në postimin e tij thuhet:

“Mirëmëngjes!

Meqë kam dhjetëra mijëra ndjekës në faqen time, e meqë me siguri shumë prej të tyre gjenden në Korinthin Lindor parashtroj pyetjet në vazhdim (bëni kujdes, mos e merrni si paralajmërim për një tërmet të ardhshëm, pyetjet parashtrohen për shkaqe të pastra shkencore).

A keni vënë re së fundmi:

  1. Ndryshim të nivelit në puset e zonës së hartës paraqitur?
  2. Ndryshim të nivelit të detit?
  3. Aromë të ngjashme me atë të squfurit në puse?
  4. Jehona të nëndheshme? Dhe diçka si shpërthime nëntokësore?

E përsëris nuk po flas për tërmetin e rradhës.

Meqë e sqarova që nuk ka të bëjë me një tërmet që vjen së shpejti, po u them dhe asryen pse i shkruaj dhe ua them këto. Në rajon po instalojmë stacion radoni dhe po e kalibrojmë instrumentat, një stacion që përbëhet nga instrumenta shumë të ndjeshëm.”

Mëse e perceptueshme dhe e qartë ajo që ka shrkuar sizmiologu, pa dëshiruar të mbjellë panik, por gjithçka më sipër janë shenjat e një tërmeti që vjen, me uljen e nivelit të ujit në puse, në det, me aromën e squfurit, apo edhe me jehonat e shpërthimeve nëntokësore…

Presim diçka apo ekzistojnë të dhëna që tregojnë se diçka duhet të presim në zonën veçanërisht sizmiogjene të Korinthit Lindor?

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Elon Musk i Ndërpreu Komunikimin Satelitor Ushtrisë Ukrainase për Shkak të Borxheve

Next Story

Do ta Mbyllë Komisioni Europian Twitter-in?

Latest from Info