Ukraina i Vendos Rusisë Kushte për Negociata

/

Ukraina: “Ky është kushti kryesor për rifillimin e negociatave me Rusinë, kthimi i territoreve”.

Zelenski me këtë tregon se ose është jashtë realiteti, ose thjesht “lan gojën” për vallaha marrëveshje dhe bisedime me Moskën, kërkuar nga SHBAtë.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës tha se kushti kryesor për rifillimin e negociatave me Rusinë do të ishte rivendosja e integritetit territorial të Ukrainës.

Zyrtari, Oleksi Danilov, tha se Ukraina gjithashtu kishte nevojë për një “garanci” të sistemeve moderne të mbrojtjes, avionëve, tankeve dhe raketave me rreze të gjatë veprimi.

“Rusia, negociatat. Kushti kryesor i Presidentit të Ukrainës është rivendosja e integritetit territorial të Ukrainës”, shkroi Danilov në Twitter.

“Garanci për mbrojtje ajrore moderne, avionë, tanke dhe raketa me rreze të gjatë. Strategji, hapa proaktivë. Raketat ruse duhet të shkatërrohen përpara nisjes në ajër, në tokë dhe në det.”

Presidenti Volodimir Zelenski tha se ishte i hapur për bisedime me Rusinë, por vetëm në negociata “të vërteta” që do të rivendosnin kufijtë e Ukrainës, do të paguanin kompensim për sulmet ruse dhe do të ndëshkonin ata që janë përgjegjës për krimet e luftës.

  1. Rivendosja e integritetit territorial të Ukrainës;
  2. Respektimi i Kartës së OKBsë;
  3. Shlyerja e të gjitha dëmeve të shkaktuara nga lufta;
  4. Ndëshkimi i çdo krimineli lufte;
  5. Garanci se një sulm rus në Ukrainë nuk do të ndodhë më.

Nuk bëhet fjalë për marrëveshjet e Minskut, as edhe për shumë çështje të tjera që çuan në këtë përballje ushtarake dhe në aneksimin e territorëve. Sa më sipër tregon se nuk ka asnjë predispozitë për marrëveshje dhe negociata, sepse në tavolinën e bisedimeve nuk ulesh dot me kushte paraprake.

Pra, paqe nuk do të ketë, lufta vazhdon edhe me më shumë intesitet.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Planifikohet Evakuimi i Kievit - Ndahen Pilula & Fletëpalosje me Udhëzime

Next Story

Alarm në Britani dhe Amerikë me Nëndetësen

Latest from Info