Dita e Beqarëve në Kinë, filloi ndoshta nga studentët në vitin 1993 dhe mori karakter pankinez. Menuja e ditës ishin takimet “në verbëri”, në analogji me ‘Black Friday’ të amerikanëve. Por kush e nxiti dhe e organizoi vallë? Elitat financiare kineze, padyshim.
Dita e beqarit festohej çdo vit në Kinë, në fillim ishte thjesht një çështje mashkullore, u rrit gradualisht dhe vitet e fundit ka të bëjë edhe me gjininë femërore.
11 Nëntori u zgjodh si dita e kësaj feste, për shkak të lidhjes së saj me numrin 1, një datë që njëshat përsëriten katër herë radhazi, 11.11.
Festa u iniciua nga studentët e Universitetit të Nanjing në vitin 1993. Me përhapjen e internetit, kjo festë u shtrih shpejt dhe sot ka karakter pankinez.
Në këtë ditë shkolla dhe universitete të ndryshme organizojnë festa për beqarët, në të cilat dominojnë takimet “blind”.
Vitet e fundit me zhvillimin e vrullshëm ekonomik të Kinës, Dita e Beqarëve ka marrë karakter më konsumator dhe krahasohet me ‘Black Friday’ të amerikanëve. Në vitin 2009 gjiganti i tregtisë elektronike ‘Alibaba’, ofroi zbritje në produktet e tij deri në 50% për beqarët dhe beqaret.
Në vitin 2018, xhiroja e ‘Alibaba’ arriti maja të paimagjinueshme. Në platformën e pagesave online ‘Alipay’, vetëm në 11 nëntor, janë kryer 1.5 miliardë transaksione, me vlerë 30.7 miliardë dollarë.