Ky është vendi më i thatë në planet.
Vendi më i thatë në planet quhet “Luginat e Thata” dhe ndodhet në Antarktidë. Në këtë vend të veçantë vlerësohet se nuk ka rënë shi për 2 milionë vite.
Nuk ka absolutisht asnjë reshje në këtë zonë që nuk është aspak e vogël, por ka një sipërfaqe prej 4.800 kilometrash katrorë, nuk ka ujë, as akull, as dëborë.
Arsyeja që në këtë rajon nuk ka rreshje janë erërat Katabatike që vijnë nga malet dhe janë aq të ngarkuara me lagështi sa graviteti i tërheq poshtë drejt fushave dhe luginave.
Vendi tjetër më i thatë në planet, bazuar në sasinë e reshjeve, është shkretëtira Atakama, e vendosur brenda territoreve të Kilit dhe Perusë. Nuk ka asnjë akullnajë që sjell ujë në zonë, kështu që ka shumë pak jetë gjithashtu.
Disa stacione meteorologjike në këtë rajon nuk kanë regjistruar reshje shiu prej shumë vitesh, ndërsa një tjetër stacion raporton mesatarisht vetëm një milimetër në vit.