Çfarë teatër të shëmtuar servir Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, kur 40% e Kievit dhe vendit nuk ka energji, nuk ka ujë, kur luftohet në frontin rus me një gjigant ushtarak, kur vendi thuajse po shkatërohet, kur Prodhimi i Brendshëm Bruto ka rrënë me 42% dhe kur shumë e shumë ndodhin në një vend me ekonomi të shkatërruar.
Në një video që Ministria e Mbrojtjes poston në Twitter, një ushtar ushqen me kos frutash një qen të vogël (shikoni videon).
Dhe teatri ia del mirë me vallaha “luftën” e ukrainasve, që nuk bëjnë hap nëse nuk ka forca të NATO-s përkrah.
Një postim i veçantë është bërë nga faqja zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, në sfondin e rimarrjes së Kherson.
Një ushtar ukrainas, diku në vijën e frontit, është regjistruar duke marrë një qenush në krahë dhe duke e ushqyer atë me kos.
Ministria shkruan si mbishkrim të postimit frazën: “Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës!” (Si të jetë duke folur për një fëmijë dhe kujdesin që i duhet dhënë ngrënies së mëngjesit. Qesharakë!)
Duket se kjo foto është pak më interesante se zhvillimet reale në frontin e luftës.
Mes kësaj të dashur lexues të mast.al, duhet të kuptoni se të gjitha institucionet e Ukrainës i drejtojnë amerikanët, ndaj dhe shikoni të tilla Hollywood-ianizma. Kjo është dorë amerikane në paraqitjen e aktualitetit ireal, si gjithmonë manipulim – mashtrim, mes një fotoje të përpunuar, mes një çasti që bëhet epiqendra e situatës, duke shpërngulur vëmendjen nga vatra e problemit.
Falsiteti në ballë, fasada promotore, propaganda shoqëruese në çdo rrethnë a situatë. Kjo i serviret popullit në kulturën amerikane, kjo po mbizotëron në Ukrainë prej afro10 vitesh.
Ku shkel Amerika, shfaqen qenushka që ushqehen me kos, në kohë kolere!