Lëvizja që shqetësoi disa, gjesti i Ronaldo gjatë ndeshjes.
Cristiano Ronaldo trazoi tifozët gjatë ndeshjes së Portugalisë kundër Ganës (3-2), për Botërorin 2022.
Kjo, pasi nxori diçka nga pantallonat e shkurtra dhe e hëngri.
Ronaldo shënoi në fitoren ndaj Yjeve të Zi për të hapur llogarinë e tij në atë që ndoshta do të jetë Botërori i tij i fundit, duke u bërë lojtari i parë që shënon në pesë kompeticione të ndryshme të Kupës së Botës.
Pamjet treguan ish sulmuesin e Manchester United duke futur dorën në pantallonat e shkurtra për disa sekonda përpara se të nxirrte diçka dhe më pas ta fuste në gojë për të ngrënë.
Shikoni lëvizjen misterioze të Cristiano Ronaldos: