Dokument i deklasifikuar i FBI-së zbulon se Shtëpia e Bardhë dhe Henry Kissinger pranojnë faktin që Hitleri nuk vdiq pas Luftës së Dytë Botërore, por në Spanjë, në vitin 1957!
Dokumenti i mëposhtëm i informacionit “bombë”, i sapodeklasifikuar nga FBI, i datës 27 nëntor 1971, drejtuar z.Henry A. Kissinger nga Shtëpia e Bardhë e Presidentit Richard Nixon, vjen për të konfirmuar 100% që historianët dhe udhëheqësit tanë politikë na kanë thënë një tufë gënjeshtrash apo të pavërtetash për shumë e shumë vite, si dhe për shumë ngjarje historike botërore.
Na janë thënë një mori jo të vërtetash për Luftën e Dytë Botërore që nga dita e parë e përfundimit të saj. Na thanë se Hitleri ishte armiku i gjithë botës, kur në të vërtetë Hitleri nuk ishte asgjë më shumë se pengu i përdorur nga Elita e Rendit të Ri (që kontrollon të gjitha qeveritë e botës), për të bërë Europën shkrumb e hi dhe për të hapur luftë me shumë kombe!
Dokumenti në fjalë, i hartuar në vitin 1971 nga Shtëpia e Bardhë Nixon, thotë qartë se “Adolf Hitleri u varros në Spanjë në varrezat e Almandenës. Pas Luftës së Dytë Botërore, qeveria e Francisco Frankos e fshehu në Madrid, ku vdiq në moshën 68-vjeçare”.
Më specifikisht:
KONFIDENCIAL/LIMDIS (Shpërndarje e kufizuar) / Ministria e Punëve të Jashtme Uashington / 27 nëntor 1971
Memo për z. Henry a Kissinger / Shtëpia e Bardhë / Tema: “Biznes bavarez”
Trupi i tij shtrihet në një varrezë spanjolle pa shenja. Këshillohet që ky informacion të mos bëhet kurrë publik.
Theodore, L Elliott, Junior, Sekretar Ekzekutiv
KONFIDENCIAL/LIMDIS (Shpërndarje e kufizuar)
Memo zgjedhore, përgatitur nga INR: RCJorgonson
Domethënë, në vend që Hitleri të vdiste në vitin 1945 pas Luftës, ai vdiq në vitin 1957, të paktën sipas Qeverisë Amerikane të asaj kohe. Ai lindi në vitin 1889 dhe në moshën 68-vjeçare, vdiq në Sapnjë (1957).
Siç e dimë të gjithë, Hitleri kreu vetëvrasje në bunkerin famëkeq të nëndheshëm të Reichstag, natën e 30 prillit, në orët e para të 1 majit 1945.
Por a është kështu? Shumë pretendonin se Hitleri u arratis në Spanjë, ose Norvegji dhe më pas në Brazil, ose Argjentinë me nëndetëse. Vlen të përmendim se kundërshtari i tij i madh, Stalini, i pyetur nga Roosevelt në Konferencën e Potsdamit se: “Çfarë mendon për fatin e Hitlerit?” – u përgjigj duke thënë se, “Ai nuk ka vdekur. Ai u arratis ose në Spanjë ose në Argjentinë”.