Siç tha V. Zaluzni Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, në rezerva kanë mbetur vetëm dy Brigada të gatshme luftarake.
Beteja e Bakhmutit ka arritur përmasat “Stalingrad” dhe pavarësisht faktit se Kievi ka pësuar disfata dërrmuese dhe forcat e mbetura janë gati për t’u rrethuar, ai ka vendosur të ribashkojë rezervat e reja të ushtarëve ukrainas dhe mercenarëve perëndimorë, të cilat do t’i dërgojë deri në dhjetëditëshin e tretë të dhjetorit, për t’i shtyrë rusët 10 deri në 15 km nga pozicionet e tyre aktuale.
Me pak fjalë, Kievi do të përpiqet “të thyejë kontrollin” rus në qytet.
Në betejën e Bakhmutit të dyja palët kanë derdhur shumë gjak dhe po bëjnë gjithçka për ta fituar atë.
Kush humbet, ndoshta humbet edhe luftën.
Ukrainasit rrezikojnë shumë më tepër pasi shefi i Shtabit të Ukrainës, Valeri Zaluzni tha se “Forcat që ka nuk i mjaftojnë sepse i kanë mbetur vetëm dy Brigada”!
Nga sa më sipër, mund të kalkulojmë që në këtë luftë të kenë vdekur në fushëbetejë më shumë se 130 mijë ushtarë.
Pra, përforcimet ukrainase që po dërgohen në Bakhmut janë të fundit, Kievi do t’i dërgojë edhe këto dy brigada dhe më pas nuk ka asgjë tjetër dhe asnjë ushtar tjetër për të dërguar.
Sigurisht, komandanti rus i forcave ruse në Ukrainë, Sergei Surovikin, e di se çfarë duan të bëjnë ukrainasit.
Megjithatë, për momentin, ukrainasit po u dorëzohen rusëve me qindra, pasi kanë mungesa në furnizime dhe municione.
Sot forcat e Wagner u zhvendosën drejt lumit Seversky-Donets.
Forcat ruse vazhdojnë të shtyjnë ukrainasit në qendër të qytetit.
Artileria ruse bën një punë të shkëlqyeshme duke përdorur dronët dhe shkatërron çdo përpjekje sulmuese të Ukrainës në radhë të parë.
Në Solentar, rusët tani depërtojnë në qytet të pangacmuar nga veriu duke përdorur Jakovlevkan si bazë.