Itali: Personat “Kyç” për Qeverinë e Re të Giorgia Meloni

/

Berlusconi në presidencën e Senatit.

Qeveria e re e Italisë, pas zgjedhjeve të djeshme, është tashmë nën drejtimin e Giorgia Melonit.

Pretendentja për postin kryeministror pas rezultatit triumfues të partisë së saj “Fratelli d’Italia” në zgjedhjet e djeshme parlamentare, duke tejkaluar 26% të votave, politikanes 45-vjeçare italiane i bëhet thirrje të hartojë skemën e re qeveritare dhe që do të duhet të bashkëpunojë seriozisht për çështjet politike dhe ekonomikosociale.

Matteo Salvini, kreu i LEGA, pritet të qëndrojë në Ministrinë e Brendshme dhe të trajtojë imigracionin në mënyrën e tij. Me popullaritetin e tij në rënie dhe përqindjen e jo të mirë në zgjedhjet e fundit parlamentare, ai nuk mund të ketë më shumë pritshmëri, siç komenton dhe shtypi italian.

Një nga portofolet kryesore, ai i Ministrisë së Jashtme, mund të mbetet në duart e Ministrit aktual të Financave, Daniele Franco. Nën drejtimin e tij, ekonomia italiane u rrit me 6.6% në vitin 2021 dhe nivelet e deficitit u mbajtën nën kontroll.

Kryeministri në largim Mario Draghi vlerësoi personalisht Frankon javën e kaluar, duke thënë se ai shpresonte se qeveria e ardhshme “do të ketë një ministër si ai”, duke nxitur thashethemet se ai mund të qëndrojë në detyrë.

Megjithatë, sipas “Politico”, Meloni do të mbështesë Giulio Tremodi, njeriun e Berluconit.

Për tregjet europiane, një zgjedhje e mirëpritur do të ishte edhe ajo e 63-vjeçarit Fabio Panetta, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Europiane. Sidoqoftë, Panetta mund të jetë në garë për postin kryesor në Bankën e Italisë pasi mandati i Ignazio Visco përfundon në tetor 2023.

Sipas Bloomberg, në Ministrinë e Financave është në lojë një emër tjetër: ai i 68-vjeçarit Domenico Siniscalco, ish Ministri i Financave dhe Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave ka disa qeveri. Megjithatë, ajo që Meloni e merr seriozisht është se gjysma e votuesve të partisë së saj janë “rebelë” të LEGAs së Salvinit.

Megjithatë, dezertori më i rëndësishëm në “kampin” e Melonit është Giulio Tremodi, një ish Ministër Financash në shumicën e qeverive të Berlusconit.

Berlusconi në presidencën e Senatit? Për t’u parë!

Në të njëjtën kohë, shumë media italiane argumentojnë se 85-vjeçari Silvio Berlusconi, tre herë kryeministër i Italisë, i cili zotëron një perandori mediatike dhe ekipin e futbollit të Serisë A, nuk i ka dorëzuar armët në politikë. Ambiciet e tij politike nuk kanë përfunduar me disa raporte që tregojnë se miliarderi i madh i politikës italiane ka shpresa për të fituar postin e dytë më të lartë në vend: Presidencën e Senatit.

Pas përpjekjes së tij të dështuar për të marrë presidencën e Italisë në janarin e kaluar, Berlusconi ka flirtuar hapur me presidencën e Senatit: një pozicion që do t’i jepte atij jo vetëm prestigj, por edhe imunitet.

Surprizat në emrat në qeveri do të jenë të mëdha, por një gjë është e sigurtë, linja e djathtë konservatore do të jetë mbizotëruese në qeverisjen Meloni.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Rungis: Markata më e Madhe Franceze në Flakë - S'është e Para, në SHBA Janë Djegur 90 në 2 Vite!

Next Story

Akt Terrorist në Rusi -Neonazisti Ukrainas Vrau 13 Persona & Plagosi Shumë të Tjerë

Latest from Info