Kovidologjia

Kovidologjia duket se është shkenca e shpëtimit pa Perëndinë e neo-miniepokës kalimtare të trazirës majtisto-globaliste.

Të gjithë rrugëve, shesheve, parqeve, por askush nëpër kisha, në tempuj, ose le të themi një pakicë numerike, për të mos qënë absolutë.

Afro 3 muaj, mbizotëroi dhe u bë formë jetese skolastiçizmi, apo parimi i mbizotërimit të arsyes, logjika dialektike kundrejt metodave të pranuara të teologjisë së etërve dhe praktikave karizmatike të besimit mbi dhe për njeriun. U burgos njeriu si kurrë më parë! Dhe nuk u lut për shërim dhe shpëtim si kurrë më parë!

Misteri i kishës dhe i besimit u nënvleftësua nga një dorë diabolike dhe jo vetëm kaq, liturgjia u shndërrua në rrezik publik. Fjalët enori dhe bashkësi u zëvendësuar me fjalën turmë dhe u klasifikuan në të papërdorshmet. E megjithatë nuk është gjë e re, kjo është një luftë ndër shekuj mes besimit dhe laicitetit të paprincip, që njeriun me maskë, këtë miniaturën që e fut dhe e nxjerr nga banesa sistemi majtisto-globalist me “pult”, e ka tashmë pronë të tijën, teksa njeriu “maskë” ka humbur, ose e ka braktisur shpirtin me kohë. Sot nuk i tregon as diellit dhe qiellit fytyrën, i tjetërsuari i kovidologjisë. Sot njeriu duhet të mos e shohë dhe mos e njohë njeriun. Të panjohur, por të ngjashëm në të qënurit të bindur.

Literalizmi i Perëndimit përkundrejt mistiçizmit të Lindjes, u shfaq edhe më i egër, një përsëritje e kontrastit, me një shkencë më shumë (kovidologji).

Kovidologjia po pranohet fatkeqësisht si shkencë për shpëtim, por me një ndryshim që brenda saj nuk ka mendim ortologjik, as tendencë për argument, ka veçse nje racionalitet steril në fraza dhe praktika. Do qëndrosh në shtëpi, do të punosh online, do të lash duart, do të dalësh me orar, do të vendosësh maskë, do të veshësh doreza, do të desinfektohesh, do të mbash distancë, do të telefonosh 127, do të karantinohesh. Stop!

Dekalog! Nuk lejohet askush të shtojë dhe të heqë as gërmë.

Kush kërkon argument mbi Kovidologjinë, klasifikohet si heretik, më pas gjobohet, ndiqet, denoncohet…

Po u servirin “të maskuarve” me vullnet një shpëtim pa Perëndi, një situatë kaq kontradiktore, si një Eskatologji pa FUND.

Kovidologjia, kjo shkencë e rreme fatkeqësisht ka nga prapa për shtysë dhe mbështetje qeveri, drejtues shtetesh, gazetarë palaço, politikanë hazardë, idiotë të dobishëm, frikacakë të duhur për të shtuar statistikat dhe mendje Satanike që hartuan një dekalog paniku dhe shkatërrimi!

Përballë kë ka vallë?!

#HiqeMaskën, sot, tani!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Trump Dërgon Urgjent Ushtrinë në Minneapolis - "Antifa & Ekstremistët e Majtë Fshihen Prapa Episodeve të Dhunës"

Next Story

Moskë "10"

Latest from Opinione

“Juda” i Padukshëm!

Mashtruesin politik mund dhe duhet ta nxjerrin zbuluar, mund dhe duhet ta akuzojnë publikisht, skeptikët dhe