Në New York është arrestuar vajza e Kryebashkiakut të majtë Bill de Blasio’s. Vajza e tij Chiara de Blaio u arrestua gjatë natës, duke gdhirë e dielë për grumbullim të paligjshëm.
Chiara de Blasio, 25 vjeç, u arrestua nga policia në grumbullim të paligjshëm në “12th Street” Broadway në Manhattan-in e poshtëm, sipas burimeve zyrtare të policisë së NY.
Ajo dhe protestues të tjerë të dhunshëm kishin bllokuar qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve dhe nuk iu përgjigjën thirrjeve të policisë dhe gardës për të liruar qarkullimin dhe për të protestuar paqësisht. Pasi nuk i është bindur thirrjeve dhe urdhërit të Policisë, duke i refuzuar egërsisht ata, Chiara se Blasio është arrestuar.
Mesa duket majtistët po nxjerrin edhe fëmijët e tyre rrugëve të protestave të dhunshme, nuk po kursejnë as trashëgimtarët e tyre për të mbrojtur ‘Deep State’, pjesë e së cilit janë. Po bëjnë gjithçka të mundshme që mos akuzohen dhe gjykohen për abuzimet dhe korrupsionin e kryer, duke keqpërdorur detyrën, në kurriz të shtetit të tyre dhe taksapaguesve amerikanë.
Amerika dhe amerikanët nuk mund t’i dorëzohen kurrë anarkisë dhe dhunës majtiste!
Dihej dhe e kemi shkruar se, nga paniku, majtisto-globalistët do të humbisnin gjakftohtësinë dhe vetëpërmbajtjen dhe do të bënin gabime fatale, si këto që po shohim në 40 qytete të SHBA-së.
Populli kuptoi tashmë! Maskat ranë! Sovrani do të vendosë!

I read this article fully about the comparison of hottest and preceding technologies, it’s awesome article.
I wanted to thank you for this great read!! I definitely enjoying every little bit of it I have you bookmarked to check out new stuff you post…
I like this blog very much, Its a very nice place to read and obtain info . “Perpetual optimism is a force multiplier.” by Colin Powell.