Trump: “Mos i Cilësoni Racistë Amerikanët e Mirë dhe të Ndërgjegjshëm!”

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi dje që “mos cilësohen më si racistë dhe intolerantë, miliona amerikanë të mirë dhe të ndërgjegjshëm”, gjatë një takimi në Dallas me temë: “Pabarazitë në Drejtësi”. Gjatë këtij takimi, që u organizua në një Kishë dhe që kishte aromë të theksuar takimi elektoral, Trump bëri të njohura plane të tij për disa reforma në Polici, ndërsa sqaroi se nuk mbështet ndryshimet radikale që nxiten pas vrasjes së afroamerikanit.

“Ditët e fundit bëhet shpesh fjalë sesi do të mund të sigurojmë paanshmërinë, barazinë dhe drejtësinë për të gjithë qytetarët tanë”, theksoi Presidenti Trump. “Duhet të bashkëpunojmë për t’u përballuar me intolerancën dhe paragjykimet kudo ku shfaqen, por nuk kemi për të bërë progres dhe nuk do të mund të shërojmë plagë, nëse padrejtësisht cilësojmë me miliona amerikanë të mirë dhe të ndërgjegjshëm si racistë dhe intolerantë”, tha Trump.

“Fatkeqësisht disa po përpiqen të mbjellin dhe të rrisin përçarjen, ndarjen, polarizimin dhe të hedhin në treg axhendën e tyre ekstreme anarkiste, të cilën nuk e mbështesim, një axhendë që shton varfërinë, krimin dhe është tejet diabolike. Në këtë axhendë përfshihen edhe përpjekjet ekstreme që të ndalet financimi i policisë nga shtetet, apo mendime deri në “shkrirje” të trupës policore. E kujt do i shërbente kjo?”, theksoi Trump.

Gjatë takimit të djeshëm Presidenti i Amerikës në mënyrë të vazhdueshme gërvishtte përdorimin e dhunës ekstreme nga disa policë, të cilët i quajti “mollë të kalbuar”.

Por nga ana tjetër Presidenti republikan Trump foli edhe për Policë që bëhen objektiv i dhunës nga personazhe të krimit, gjë që nuk mund të lejohet që të ndodhë në SHBA. Gjithashtu siguroi popullin amerikan se Shtëpia e Bardhë po përmbyll hartimin e një dekreti për standartet kombëtare që do të duhet të mbahen dhe respektohen prej cilitdo polic, lidhur me përdorimin e dhunës.

Për t’u nënvizuar në këtë takim shumë entuziast, nuk ishte thjesht fakti që u organizua në një KISHË, por që takimi filloi me lutje nga dy pastorë që ishin pjesëmarrës.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Twitter: Gërshërë Mijëra Llogarive 'Trolls' të Propagandës së Erdoganit, Rusëve dhe Kinezëve.

Next Story

Indi: Mister me Liqenin që u Shndërrua në Ngjyrë Rozë Brenda Një Dite

Latest from Info