PC 1651 Jean Kennedy, circa 1953. Photograph in the John F. Kennedy Presidential Library and Museum, Boston.

Ndërroi Jetë Motra e Fundit e John Kennedy, 92 Vjeç!

U nda nga jeta Jean Kennedy Smith, motra e fundit e JFK – Presidentit të SHBA që u vra në Dallas, në nëntor 1963. Jean Kennedy Smith ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Mangattan (New York).

Jean Kennedy Smith është marrë aktivisht në politikë, teksa ka qënë edhe ambasadore e SHBA në dekadën e viteve ’90 në Irlandën e Veriut. Një detyrë diplomatike që e ka kryer me sukses, teksa ka qënë themeluesja e vendosjes së paqes në Irlandën e tronditur të Veriut.

Ishte femra e parë nga dinastia Kennedy që mori një rol serioz politik dhe të rëndësishëm dhe ja doli me sukses.

Jean ishte fëmija më i vogël i familjes, që është trupëzuar në ndërgjegjen e popullit amerikan dhe që ka shkruar faqe të rëndësishme në historië e Amerikës.

Dinastia Kennedy nxorri një President të Amerikës, senatorë dhe politikanë të tjerë, duke njohur lavdinë më të madhe politike dhënë nga populli ndonjëherë një familjeje, arriti të krijonte pasuri marrëmendëse nga sipërmarrjet e saj, por kjo familje njohu edhe tragjedi tronditëse për të dhe për popullin amerikan. Bëhet fjalë për familjen, anëtarët e së cilës njohën triumfe dhe tragjedi familjare, vrasje të njëpasnjëshme.

Babai i familjes Joseph P. Kennedy Sr. ka qënë ambasador i ShBA-së në Britani dhe Jean ishte fëmijë kur ka vizituar shumë herë Irlandën, vendin e origjinës së familjes së tyre, derisa në vitin 1992 u emërua ambasadore e SHBA-së në Dublin.

U bë shumë shpejt femra e dytë më e pushtetshme në Irlandë, pas Presidentes së vendit Mary Robinson. Dhe për 5 vite, me metoda të zhdrejta shpeshherë, metoda që përdorin “amatorë” diplomatë, arriti suksesin, sepse nuk i mungonte inteligjenca për të analizuar në detaje situatën, të përshtatej me terrenin politik dhe social, derisa vendosi paqen në Irlandën e Veriut, në bashkëpunim me të gjithë aktorët dhe faktorët e tjerë në vend.

Për t’u theksuar është fakti që Jean Kennedy Smith veproi shpesh herë edhe kundër linjës së Uashingtonit, apo arriti deri atje sa u takua edhe me kreun e organizatës “IRA”.

Më 31 gusht 1994, në Irlandën e Veriut u vendos armëpushimi dhe paqeja, e kështu motra më e vogël e familjes Kennedy la stigmën e saj në historinë e politikës amerikane, nga një post diplomatik.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kinë: 21 milionë banorë në 'lockdown' (izolim)! Pandemia e Rreme Duhet të Konsiderohet Vepër Penale!

Next Story

Kryqi i Kuq & Banka e Gjakut nën Hijen e Dyshimeve për Keqpërdorime

Latest from Opinione

“Juda” i Padukshëm!

Mashtruesin politik mund dhe duhet ta nxjerrin zbuluar, mund dhe duhet ta akuzojnë publikisht, skeptikët dhe