Superarma e Nazistëve!
6 vite para Luftës së II Botërore Hitleri dha urdhër për prodhimin e një superarme, që shpresonte ta përdorte gjatë sulmit për pushtimin e Francës. Akoma nuk ishte bërë lufta e rrufeshme dhe ekzistonte frika se do të përsëritej lufta në llogore si gjatë Luftës së I Botërore. Në vitin 1937, fabrika e Krupp filloi prodhimin e armës ‘Schwerer Gustav’, që përbënte armën më të madhe gjuajtëse që kishte parë njerëzimi deri në atë kohë. Peshonte afro 1.350 ton dhe gjatësia e saj ishte diçka më shumë se 47m.
Pavarësisht pritshmërive, arma nuk arriti të bëhej një armë funksionale. Një seri vështirësish bënin të pamundur përdorimin e saj dhe shumë shpejt u tërhoq nga armët e ushtrisë gjermane. Kjo ishte fiaskoja 4-katëshe.
Së jashtmi ngjante me një tank 4-katësh. U dizenjua për Betejën e Francës dhe objektivi i Führer ishte vija e fortifikesës së Francës në Linjën Mazino. Por prodhimi i superarmës zgjati më shumë se parashikimet dhe nuk mundi të bëhej pjesë e sulmit në Francë.
Në muajin shkurt të vitit 1942 arma e Gjermanisë Naziste filloi udhëtimin e saj drejt Krimesë. Mbërriti pas pak muaj dhe bëri debutimin e parë në rrethimin e Sevatopolit.
Ishte prova e parë e përdorimit të kësaj arme gjigande. U nevojitën 4.000 burra dhe 5 javë parapërgatitjeje, si dhe për t’u vendosur në pozicionin e duhur u nevojitën 500 burra. Instalimi i superarmës filloi në muajin Maj dhe në datën 5 Qershor u përdor në fushëbetejë.
Deri në fund të shtetrrethimit, më 4 Korrik 1942, qyteti i Sevastopolit ishte shkatërruar, pasi 30 mijë ton municione ishin përdorur për ta shkatërruar.
Objektivi i mëpasëm u bë Leningradi. Superarma u çmontua dhe u transportua në seksionin verior të frontit të lindjes. U pozicionua 30 km larg nga qyteti. Nazistët kishin urdhëruar prodhimin edhe të një superarme të dytë të ngjashme, për betejën e Leningradit. Superarmën e dytë e quajtën “Dora”, u prodhua shumë më shpejt dhe në gusht të vitit 1942 u pozicionua 15 km larg qytetit, në perëndim të tij.
Në datën 13 shtator superarma e dytë ishte gati për luftim. Por nuk u përdor, pasi sovjetikët kërcënuan me rrethim të plotë të forcave naziste gjermane. Kështu që gjermanët u detyruan të tërhiqen dhe të ndryshojnë prioritetet, por superarma “Dora” u mbeti e instaluar atje, jashtë Leningradit dhe më pas u shkatërrua.
Superarma u vërtetua që ishte jo funksionale, vështirësish e përdorshme, vështirësisht e lëvizshme, pasi duhej të kalonte mbi shina hekurudhe për t’u transportuar, hekurudha që u ndërtuan nga gjermanët dhe që u kushtoi fonde marramendëse, ishte një superarmë edhe në dimensione, shumë e madhe dhe mund të bëhej lehtësisht objektiv i aeroplanëve bombardues të palës kundërshtare, ishte shumë e rëndës dhe kërkonte në dispozicion të saj me qindra ushtarë.
Superarma mund të bënte vetëm 14 gjuajtje në ditë. Përfundimisht superarma ishte një tjetër çmenduri e Hitlerit, që gjithmonë kërkonte armë të shkatërrimit në masë. Por edhe betejat e saj kjo armë i humbi, siç Nazistët gjermanë humbën luftën.
***
Sa më sipër, kanë ndodhur jo shumë larg në kohë, vetëm 80 vite më parë, nga një popull me ambicje për të sunduar botën.
Duket që sot ekonomikisht, i njëjti popull ka pushtuar sot Europën dhe po e sundon dhe drejton atë me plane sërish të nuancave “hitleriane”, me armë financiare tashmë, të shkatërrimit në masë.