Lavrov: “Për të qënë të sigurtë do të pushtojmë të gjithë Ukrainën”

“Aq sa është rrezja e veprimit të armëve bërthamore të Perëndimit, që do i jepen Ukrainës, po aq do të jetë edhe shtrirja e territoreve që do të pushtojmë në vazhdim.”

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov njoftoi Perëndimorët dhe regjimin e Ukrainës se: “…aq sa do të jetë rrezja e armëve që Ukraina po merr nga Perëndimi, po aq do të jenë edhe territoret që do të humbasë Ukraina, në mënyrë që armët e Perëndimit të mos mund të prekin kurrë territor rus.”

Praktikisht do të thotë se rusët do të futen më shumë se 300km në territorin e Ukrainës, aq sa është edhe rrezja e veprimit të armëve “Himars”, që Ukrainës po i jepen nga Perëndimorët.

E thënë ndryshe, ushtria ruse do të mbërrijë deri në kufijtë e vendeve anëtare të NATOs.

Uashingtoni do të furnizojë Ukrainën me raketa M142, të njohura si “Himars”, kurse Britania do ta furnizojë me sisteme të raketimit të shumëfishtë M270.

Ministri Lavrov në një intervistë për shtyp deklaroi: “Sa më e madhe të jetë shtrirja dhe numri i armatimeve perëndimore për Ukrainën, po aq kemi për t’i larguar nazistët nga fronti dhe kufiri prej nga vijnë kërcënimet për rusofonët dhe Federatën Ruse”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Gjithçka Gati për 'Lockdown': Presin Vendimin nga Berlini për Mbylljen

Latest from Info