Zgjedhjet në Amerikë dhe fitorja e thellë e Trump-it në nëntor 2020 ka alarmuar majtisto-globalistët në të gjithë botën. Sot, nxorrën sërish Faucin “e famshëm” të përrallës virus, që përpara Senatit amerikan, kur u mor në pyetje para disa javësh, u zhubravit tërësisht.
Dr.Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive dëshmon se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shikojmë rekord të infektuarish, ndoshta edhe më shumë se 100.000 persona në ditë të prekur me Covid-19. Aktualisht, niveli është në 40.000 të infektuar në ditë. Nga e di Fauci këtë fakt? Si mund ta parashikojë?
Nga e di Fauci këtë dhe nuk di pas 8 muaj ky vegël e Bill Gates, kush, si, ku, kur dhe për çfarë u krijua virusi?
Fauci vë alarmin, duke thënë se në Amerikë nuk po respektohet distancimi social dhe se situata do të përkeqësohet ndjeshëm.
Rastet me Covid-19, deklaron ai, janë rritur me 46% vetëm në javën e fundit të qershorit, krahasuar me javën e parafundit të të njëjtit muaj.
Nga ana tjetër senatori Lamar Alexander nga Tennesse, kreu i Komitetit të Ndihmës, këshillon Presidentin Trump të vendosë maskë, sepse ai duhet të japë shembullin i pari për popullin amerikan.
Ndërsa Senatori Bernie Sanders u dha ekspertëve të shëndetit idenë që Qeveria të shpërndajë maska për çdo familje amerikane.
Nuk vonoi dhe menjëherë Fauci e mbështeti idenë që të gjithë të veshin maskë.
E përse duhet maska? Që njerëzit të bëhen të pafytyrë? Që njerëzit të kamuflohen? Apo që t’i ndrydhin njerëzit mes panikut, frikës, tmerrit se vdekja u troket në derë dhe quhet Covid-19?
Mos mbaj maskë!!!
Kemi për detyrë t’u çjerrim diabolo-politikanëve maskën që kanë veshur në fytyra, të pafytyrët.
Nuk ka VIRUS, ka ZGJEDHJE në Amerikë dhe këto zgjedhje prekin vetëm majtisto-globalistët dhe janë më keq se virusi, janë asgjësim!