Studentët e Universitetit të Korçës, kërkojnë sot jo thjesht auditore mësimdhënieje, por edhe një Universitet që siç ndodh kudo në botë ka trupë studentore aktive dhe potente. Për të pasur një përfaqësim të tillë, studentët duhet të zgjedhin Hansi Kapllanin në Senat, në datën 30 Korrik.
Ai ka qenë një nga të vetmet zëra kundër korrupsionit flagrant dhe famëkeq, për të cilin përmendet rëndom universitetit Fan S. Noli si dhe mbetet një nga zërat më aktivë në të gjithë qytetin, për çdo kauzë që ka të bëjë me rininë dhe sfidat e shumta me të cilat ajo përballet. Falë instistimit të tij, u mundësua që të riktheheshin bursat për studentët e ekselencës, si dhe të formohej një platformë ku studentët të mund të ngrinin zërin kundër vlerësimit të padrejtë.
Zgjidhja në këtë cikël universitar duhet të jetë evidente për studentët, të cilët duhet të votëbesojnë të riun që e ka vërtetuar se do jetë aktiv PËR ta dhe jo thjesht një tjetër njeri anonim në një tjetër strukturë anonime në Fan S. Noli. Votoni numrin 2 Hansi Kapllani!