Në Kërkim të Anarkisë – George Soros i Jep Lëvizjes ‘Black Lives Matter’ edhe 250 Milionë Dollarë të Tjerë!

Miliarderi ekstremist i majtë George Soros ka njoftuar se do të mbështesë Lëvizjen ‘BLM’ me 250 milionë dollarë të tjerë. Një shumë marramendëse kjo në historinë e financimeve të organizatave jo fitimprurëse.

Me një Amerikë që digjet nën presionin e të majtëve për socializëm, Sorosi e derdh paranë “lumë” për të mbështetur protestuesit e dhunshëm.

Një pjesë e mirë e shumës së financimit të Sorosit po shkon në përpjekjet për të ulur nivelin e financimeve në Polici, si dhe për të kontrolluar sistemin e votimeve të vitit 2020, siç dhe deklaroi kreu i Fondacionti të tij.

“Kjo është koha për veprim emergjent dhe të guximshëm adresuar për padrejtësinë raciale që ekziston në Amerikë” – tha Alex Soros, biri i George Soros dhe zv.President i Fondacionit të familjes Soros “Open Society Foundations”.

Djali më i vogël i G.Soros ka bërë të njohura tendencat e tij majtiste ekstremiste, deri në pikën sa do të kërkojnë heqjen e dënimit me burgim në Amerikë.

“Këto investime do të fuqizojnë udhëheqësat e sprovuar të komunitetit të zezakëve përballë regjimit policor, do i japin fund burgosjeve masive dhe do të eliminojnë barrierat që kanë qënë burimi i pabarazisë për shumë e shumë dekada” – ka thënë Alex Soros.

“Ne e dimë që beteja për të çmontuar racizmin sistemik është një betejë në vazhdimësi; ka ekzistuar që me agimin e Republikës dhe deri në ditët e sotme, si dhe është futur në çdo nivel të qeverisjes dhe të sitemeve penale dhe atyre të drejtësisë” – tha Presidenti i “Open Society Foundations” Patrick Gaspard.

“Por fuqia e njerëzve që kanë dalë në rrugë demonstron se ky vend mund të bëjë më mirë – njerëz të të gjitha moshave dhe shtresave sociale, nga të katër anët e vendit, na japin shpresë ne të gjithëve” – tha Gaspard.

“Ndihemi të nderuar teksa bëjmë të mundur, që kjo pjesë vitale pune të luftojë për të drejta, dinjitet dhe barazi për njerëzit e shtypur në Amerikë dhe në botë, financuar nga kreu ynë George Soros” – shtoi Gaspard.

70 milionë dollarë do të jepen për “përpjekjet e vazhdueshme që po bëhen lidhur me ndalimin e presionit që po u ushtrohet votuesve dhe desinformimin që u bëhet atyre, si dhe për të siguruar një proçes zgjedhor të sigurtë në mes të pandemisë”.

Organizata apo Lëvizja që po financon Soros mes miliona dollarëve është një organizëm nën hijen e një seri akuzash për dhunë dhe terror, por dhe që në thelb është një Organizatë që nxit dhe promovon axhendën marksiste në Amerikë.

Sot, Soros po shndërrohet në një rrezik publik dhe social për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke financuar një prej organizatave më të dhunshme marksiste që operojnë në SHBA dhe që sipas informacionit të dhënë nga Administrata Trump, një ditë do të gjenden përpara drejtësisë, ndërkohë që dhjetra anëtarë të saj ekstremistë janë në ndjekje penale, ose në burg, për shkak se kanë ushtruar dhunë, terror, kanë dëmtuar dhe shkatërruar pronë publike dhe private, si dhe kanë cënuar qetësinë dhe rendin publik.

Deri në grahmat e fundit, bisha miliardere Soros do të vazhdojë të përpëlitet për realizimi e axhendës së tij majtisto-globaliste.

Situata është përtej Qeverisë Trump, një pjesë e madhe e përgjegjësisë kalon direkt tek populli amerikan dhe tek vendimet që do të marrë ai.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

"Kampionati Covid-19 2020" Vazhdon - Kanë Zbritur Trajnerët në Lojë!

Next Story

Aromë Globalizmi - Një Emigrant nga Ruanda i Vuri Zjarrin Katedrales së Nantes në Francë!

Latest from Opinione