Shtator 2017, 3 Deputetë të PD-së, Votonin Gramoz Ruçin për Kryetar Parlamenti!

Simbolin e komunizmit, diktaturës, punizmit, dhunës dhe egërsisë politike, kryetarin e sotëm të Parlamentit të shqiptarëve, ish-Ministrin e Brendshëm të PPSH-së, Gramoz Ruçi, në shtator të vitit 2017, vetëm dy vite më parë e votuan edhe 3 deputetë të Partisë Demokratike.

Ku është autoriteti i kryetarit të kësaj partie, pas kësaj gjëme, nëse ka autoritet Basha?! Si është e mundur të ndodhë diçka e tillë dhe të mos merren masa ekstreme?

Pse nuk u largua që në atë moment nga Parlamenti Basha dhe bashallëku i deputetëve të tij, por u desh të kalonte edhe një vit e gjysëm?

A kishte arsye më madhore për PD-në sesa kjo, për t’u larguar nga Parlamenti? Jo! Kurrsesi! Por “i shituri” apo “i bleri” Basha (mund edhe të mos i merrni parasysh thonjëzat), kishte bërë PAKT me aleatin e tij sorosian dhe pozicionimi i Ruçit, nuk i hynte fare në sy.

Mjer ata që vazhdojnë dhe besojnë se Basha i Sorosit është i djathtë!

Gramoz Ruçi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Retrospektivë:

Deputeti i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, u zgjodh me 80 vota, edhe pse partia e tij kishte vetëm 74 deputetë në Parlament.

Votat që rrodhën për Gramoz Ruçin tronditën të gjithë shqiptarët e djathtë, pronarë, intelektualë dhe të përndjekur politikë, të rinj dhe shtresa të punës. Por mesa duket nuk tronditi aspak kreun e Partisë Demokratike dhe tarafin që mban pranë kreu Basha.

Ka mbetur ende e paqartë, nëse deputetët e PD që votuan pro Gramoz Ruçit ishin 2 apo 3. Por e sigurt është se ata që nuk iu bindën vendimit të grupit ishin 3 deputetë.

Duke marrë parasysh se vota e pavlefshme ishte e bardhë, pra e pavotuar, na rezultojnë dy versione të asaj që ndodhi atë ditë shtatori në Kuvendin e Shqipërisë.

Në versionin e parë, vota e pavlefshme ka qenë e një deputeti të Partisë Demokratike. Në kët rast 2 deputetë të saj kanë votuar pro Ruçit.

Në versionin e dytë, vota e pavlefshme ka qenë e një deputeti të mazhorancës, që nuk ka dashur të votojë pro Gramoz Ruçit. Në këtë rast rezulton se kanë qenë 3 vota për Gramoz Ruçin nga Partia Demokratike.

E kemi obligim që të tilla akte të mos i harrojmë dhe jo vetëm kaq, por t’i analizojmë thellë dhe të nxjerrim konkluzione mbi ata që sot drejtojnë PD-në.

3 deputetë të PD-së, të përzgjedhur dhe të qëmtuar me ‘kujdes’ nga Kryetari i saj Basha, na qënkan njerëzit më të paduhur për të djathtën. E kujt përgjegjësia vallë? Padyshim e kryetarit. Apo mos vallë kryetari vetë i ka orientuar për këtë votë? Mos vallë edhe ky votim ka qënë pjesë e marrëveshjes me Ramën?

Një fakt dhe akt i tillë i turpshëm na jep të gjitha të drejtat të aludojmë dhe të hamendojmë, të dyshojmë dhe të ngrehim gishtin, kundër kreut, kryesisht.

Ky ishte një tjetër moment kur Basha duhet të kishte lënë postin e kryetarit të PD-së dhe të strukej, në veri të Europës ndoshta.

***

Në shënimin e tij biografik, Gramoz Ruçi për periudhën 1978-1991 shkruan: “Nënpunës në organet partiake dhe shtetërore”. Të ishe zv.ministër dikur, na qënke thjesht dhe vetëm një nënpunës partiak. Qesharake! Tallen me ne, si gjithmonë, por kryesisht tallen Basha dhe ata që zgjedh Basha si më të kultivuarit dhe më të djathtët, ata vallaha të denjët për të na përfaqësuar, që nuk u dridhet dora dhe as qerpiku për të votuar Ruçin.

#HazardëPolitikë

3 Comments

  1. I am extremely impressed together with your writing talents as smartly as
    with the format on your blog. Is that this a
    paid subject or did you modify it your self? Anyway keep up the excellent quality
    writing, it is uncommon to peer a nice blog like this one
    nowadays..

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Vlera e Votës së Pavlefshme në Prill 2021! - Ftesë Shqiptarëve për Rekord Botëror!

Next Story

Fauci Del Sërish për të Krijuar Panik: "Amerika do të Kthehet në Normalitet në Fund të Vitit 2021"!

Latest from Opinione