Një parashutë e vogël u hodh sonte përpara Ambasadës Amerikane në Athinë, e cila mbante edhe një flakëhedhës.
Flakëdhedhësi, ndriçoi të gjithë zonën dhe filloi të binte dalngadalë drejt Ambasadës Amerikane, duke vënë në alarm forcat policore dhe gardën e ambasadës. Forca policore mbërritën në vendngjarje me specialistë të çaktivizimit të lëndëve plasëse, që konstatuan se bëhej fjalë për një flakëhedhës.
Flëkëhedhësi u shpërthye në një distancë prej 200 metra nga Ambasada dhe është e qartë që disa donin të tërhiqnin vëmendjen, si dhe donin të vinin në dukje se ambasada është e cënueshme.
Flakëhedhësi me parashutë është një mjet që përdoret në marinë, ose përdoret në operacione që zhvillohen gjatë natës, për qëllime ushtarake.