Francë: Një Fabrikë po Prodhon Maska Ekologjike & të Biodegradueshme prej Kërpi (video)!

Në një krijim prototip dhe të veçantë ka kaluar një fabrikë në Francë, që filloi prodhimin në masë të maskeve prej kërpi.

Geochanvre kaloi në prodhimin e maskave prej kërpi për të ulur sasinë e mbetjeve plastike dhe maskave njëpërdorimshe, për të cilat mbrojtësit e mjedisit dhe ekologët thonë se do të nevojitet shekuj që të shpërbëhen, të treten dhe ndërkohë do të infektojnë dhe do të ndotin detet dhe oqeanet.

Akoma edhe shiriti plastik i maskës prej kërpi është i riciklueshëm.

Të interesuar, kryesisht nga Europa dhe Kanadaja kanë blerë deri për momentin 1.5 milionë maska kërpi, që prej muajit mars.

Këto maska të biodegradueshme ofrojnë mbrojtje absolute (sipas prodhuesit) dhe shpërbëhen lehtësisht.

Përllogaritet se në nivel global, çdo muaj, përdoren 129 miliardë maska dhe 65 miliardë doreza njëpërdorimshe, shumica e të cilave janë përbërje plastike, që mund të mbeten të patretura në dete dhe oqeane, deri edhe në 450 vite.

***

Francezët tek hunda dhe goja, tek, dhe mbi rrugët e frymëmarrjes, po u vendosin njerëzve kërp! Mos ndoshta kërpi do të ketë efekte anësore tek njeriu? Për këtë fabrika dhe shkencëtarët francezë nuk kanë hapur ende një kapitull diskutimesh dhe analizash.

Do të dëgjojmë çudira deri më 3 nëntor 2020!

Deri atëherë, fantazia dhe kreativiteti global, do të vërtiten rreth maskës, do i kemi tek goja dhe tek hunda, me imponim.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Papa: "Vendeve më të Varfëra & më të Pafuqishme t'u Jepet të Parave Vaksina e Covid-19!"

Next Story

Londra Proteston! - Shame on You!!

Latest from Opinione

“Juda” i Padukshëm!

Mashtruesin politik mund dhe duhet ta nxjerrin zbuluar, mund dhe duhet ta akuzojnë publikisht, skeptikët dhe