Çifti Pompeo u largua sot nga banesa e familjes Mitsotakis, në Hania të Kretës, ku qëndroi për dy ditë, pas vizitës zyrtare në Selakin dhe takimit me Ministrin e Jashtën grek N. Dendias.
Kryeministri grek Mitsotakis dhe bashkëshortja e tij, Mareva, mikpritën për dy ditë Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe bashkëshorten e tij Susan në banesës e atit të tyre Konsantinos Mitsotakis.
Është diçka e pazakontë dhe jashtë protokollit zyrtar, që një përfaqësues i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të qëndrojë për disa ditë në banesën private të një kryeministri të një vendi tjetër.
Duhet të presim për të parë nëse kjo është shenja e parë që tregon konsolidimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, apo edhe ndryshimin e trajektores së Qeverisë Greke në politikën e saj të jashtme, si vend anëtar i Bashkimit Europian.
Sipas portalit “flashnews”, pasditen e së hënës Mike Pompeo dhe Kyriakos Mitsotakis së bashku me bashkëshortet e tyre, darkuan në banesën e kryeministrit grek në një klimë të ngrohtë dhe më shumë se miqësore.
Pas dy ditë qëndrimi në Kretë, në banesën e kryeministrit grek, sot në mëngjes Sekretari i Shtetit Pompeo u largua nga banesa e kreut të Qeverisë Greke drejt aeroportit, për të vazhduar turin e vizitave të tij në Romë të Italisë. Veçse në Romë, mesa informohemi nuk do të qëndrojë në banesën e kryeministrit italian.
Falenderimet e përzemërta për mikpritjen, ishin të shumta nga çifti Pompeo për çiftin kryeministror grek Mitsotakis, teksa largoheshin nga Kreta.
***
Për këtë vizitë që habiti të gjithë kryetarët e shteteve europiane, reagime të ashpra lëshoi Turqia, kurse sulme reale politike dhe ekonomike pranoi sot Greqia nga Kancelarja Merkel.